Breshia, arrestohen dy shqiptarë me 15 kg kokainë

DITA Online

 

Dy shqiptarë u arrestuan në Breshia me 15 kg kokainë, vlera e të cilës në tregun Italian shkon rreth 5 milion euro.

Një nga shqiptarët e arrestuar rezulton vetëm 14 vjeç, dhe një pjesë e drogës iu gjet në një çantë shkolle.

Minoreni së bashku me një 24 vjeçar janë mbajtur në vëzhgim për disa ditë dhe më pas u arrestuan teksa dolën nga një garazh automjetesh.

Besohet se ata janë korrierë të një rrjeti të gjerë të trafikimit të drograve të forta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *