Brexit/ BE duhet të bashkohet ose do të humbasë

Leda Hysa

Bashkimi Europian do të “mposhtet” gjatë negociatave për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga unioni dhe e vetmja mënyrë se si mund të shmang një gjë të tillë është të qëndrojë e bashkuar.

Ish kryeministri polak e ka deklaruar në Parlamentin Europian se nisja e largimit të Anglisë nga unioni, ishte një test stresues për anëtarët e BE-së dhe kjo gjë nuk duhet t’i ndajë ata pavarësisht kostove.

“Nëse nuk arrimë të qëndrojmë të bashkuar, atëherë negociatat do të mbarojnë me një humbje tonën”, ka thënë ai.

Britania pritet të përfundojë procesin e Brexit më mars të viti 2019 dhe përpara komenteve të Tusk, të dyja palët i kanë shmangur komentet mbi fituesit dhe humbësit gjatë negociatave.

Ndërkohë që gjatë kësaj jave në Bruksel është diskutuar procesi i Brexit, Donald Tusk e ka vendosur theksin te ruajtja e unitetit të 27 anëtarëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *