Brexit dhe greva e Drenovës!

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Më bëri përshtypje një grevë urie e të burgosurve të Drenovës. Pa i hyrë analizës se cili është synimi i vërtetë i tyre që kërkojnë reformën e drejtësisë, dua ta komentoj pak si fenomen. Jemi para një realiteti absurd. Dy krahë të politikës janë në luftë të hapur për të realizuar synimet e tyre. Nuk mund të jem i sigurt nëse llogarisin ata një palë të tretë e që jemi ne bashkë me “burgun” e korrupsionit që na rëndon mbi supe prej vitesh. Dikur Shqipëria quhej një burg i madh ndërgjegjeje. Them që nuk ka ndonjë ndryshim esencial midis atij të ndërgjegjes dhe “burgut” të drejtësisë së munguar ku gjendemi. Politika vazhdon lojën e pandershme në kurriz të popullit të vet e në mbulim të zullumeve e krimeve të kryera nga ajo vetë. A nuk është një indicie ajo e Drenovës për një veprim analog në trysni të atyre që nuk ju leverdis në asnjë mënyrë ta votojnë e t’i japin rrugë këtij problemi jetik? Është e pakuptimtë indiferenca popullore në një prej problemeve më të mprehta aktuale të saj. Do të ishte e pafalshme të shikonim si në një film atë ç’po na ndodh ditën për diell. Ditë pas dite e vit pas viti po shtyhet pa asnjë motiv serioz ajo që na duhet çdo minutë. I vetmi motiv është që një personazh apo një grup i tillë liderësh të zhytur në llum të vazhdojë të mbrohet nga një ndëshkim që duhet të kishte ndodhur shumë më parë. Ne, që japim mend për “Brexit” nuk paskemi zgjuarsinë e kurajën të detyrojmë “udhëheqjen” të “dorëzohet”? Nuk e di si, por pa një trysni qytetare kjo reformë ose nuk do të bëhet duke i lënë vitet të kalojnë, ose do të bastardohet sipas dëshirave e interesave të Saliut me shokë. Zoti na bekoftë! Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *