Nga Sokol Dodani
Një fushatë e karakterizuar nga dhuna e klivazhi social jo i zakontë, përgjatë këtyre ditëve, përpara referendumit popullor, për qëndrimin apo jo të Britanisë të Madhe në Komunitetin Europian, ka tronditur thellë institucionet europiane, deri dhe vetë ekzistencën e tij në formën që njohim, dhe si rrjedhim, ndryshime të strukturës europiane po vijnë si një domosdoshmëri e kohës.
Në median europiane të ditëve të fundit, tërheq vëmendjen mohimi masiv i rolit të Europës në opinionin britanik ku, manipulimi i pasioneve, i paranojës sovraniste dhe histerisë anti-emigratore, po trondit jo vetëm politikën por edhe opinionin e gjerë europian. Populizmi dhe nacionalizmi, shoqëruar nga kriza emigruese, në të cilat flitet me terma rrënjësisht kundra kartës së të drejtave të njeriut, ku emigranti shihet si pushtues i Europës, apo kristalizimi i dhunës që i gjen rrënjët në sloganet sempliste, që kanë për tendencë kthimin në “kodet gjenetike” identitare dhe nacionaliste, nxjerr në pah edhe njëherë konseguencat e dështimit të politikës europiane të 50 vjeçarit të fundit.
“Kush mbjell erën, do korrë furtunën”
Në artikullin e tij, me të njejtin titull, Kristof Barbier thekson strategjinë e trefishtë të luajtur nga kryeministri aktual i Britanisë së Madhe që: “ Kameroni duke mbjellur erën po korr furtunën”. Në populizmin dhe nacionalizmin e ditëve të sotme, shoqëruar nga kriza emigruese, në të cilat flitet me terma rrënjësisht kundër të drejtave të njeriut, ku emigranti shihet si pushtues i Europës dhe ku temat identitare janë të shoqëruara nga nota dhe tinguj të thellë histerie, shohim të jetë përfshirë edhe Britania e Madhe, vend i njohur në historinë e saj si tolerante, e matur dhe vizionare.
Manovra politike e Kameronit dhe kalkulimi i trefishtë i tij, i ka fillesat në fushatën legjislative të vitit të kaluar. Duke luajtur me idenë e referendumit, ai arriti të forcojë pozicionin e tij personal, dhe në rezultante, ky veprim taktik i dha fitoren kundrejt kundërshtarit të tij laburist. Është pikërisht ky veprim taktik momental që u shoqërua nga një llogari e dytë e Kameronit në lidhje me kërkesat e Britanisë së Madhe, me objektivin e përfimit nga Europa të sa më shumë avantazheve, gjë që e realizoi, thuajse si për mrekulli, dhe së fundmi duke krijuar idenë e alibisë së referendumit dhe qëndrimin e tij më shumë kundër europian se sa pro, do të krijonte në një etapë të tretë idenë e pranueshme për opinionin e gjerë britanik që nga avantazhet e akorduara nga Europa, proçedura e Brexit-it humbet rëndësinë e saj. Për Kameronin, sa më shumë të dukej në fazën e parë kundër Europës, aq më shumë do të dilte performant në finale, në mbrojtje të saj.
Por për pjesën dërrmuese të mediave europiane, ai harroi që, në situata referendumesh, që për nga vetë natyra rritet shkalla e dhunës, ndeshemi më shumë me elementë emocionalë se sa racionalë.
“Përparësi britanikëve” klithi Tomas Mair 52 vjeçar, përpara se të vriste deputeten laburiste Jo Cox, e njohur si proeuropiane me bindje të plota, e cila aderonte për një politikë proemigratore, përpjekjet e të së cilës shërbenin në fushatën e referendumit si simbol i luftës për qëndrimin në Europë të Britanisë të Madhe.
Raporti i Britanisë të Madhe dhe Europës karakterizohet nga një kompleksitet në të cilin, në ditët e sotme, kemi një lloj konvergjence nga interesa personale, grupimesh të ndryshme, organizmash dhe nacionesh me drejtime vektorësh nga më të ndryshmit.
Dy figurat politike më të dukshme të skenës aktuale britanike, ndodhen brenda Partisë Konservatore David Kameron, i cili, pavarësisht nga pjesëmarrja e tij në fushatë në kampin proeuropian, në të kaluarën e tij, njihet më shumë si një sovranist se sa një europian me bindje.
Përballë tij, në fushatën për referendum të daljes së Britanisë nga Europa, qëndron ish kryetari karizmatik i Bashkisë së Londrës, Boris Xhonson, që është gjithashtu figurë qendrore e Partisë Konservatore. Dhe së fundmi, vetë kryetari i opozitës dhe shef i Partisë Laburiste të Britanisë, Xheremy Korbin, në të gjithë të kaluarën e tij politike (në 1995 ka votuar kundër Europës) nuk është shquar si aderant i politikës britanike drejt Europës. E çuditshmja është që në këtë fushatë, integrimi europian, mbrohet pikërisht nga ata që pak kohë më parë ishin kundër modelit të saj.
Betejë midis emocionales dhe racionales
Në qoftë se do të bazoheshim tek sondazhet, ky referendum do vendoset nga vota e atyre që shtypi i konsideron si të “pavendosurit”, përqindja e të cilëve, sipas instituteve të sondazheve, mendohet të jetë rreth 15%.
Sipas Drejtorit të Studimeve Politike të Londrës ICRS, debati aktual në Britaninë e Madhe po karakterizohet nga një ashpërsi që tejkalon kuadrin e referendumit. Po sipas tij, në krahasim me debatin e sotëm në Britaninë e Madhe, ai i 2005 në Francë, në lidhje me kushtetutën europiane, që për kohën dukej mjaft i ashpër, i ngjan më shumë një debati të bërë në Vatikan. Vrasja emblematike e deputetes laburiste pro europiane Jo Cox, flet qartë si shembull e gjithashtu tregon se ashpërsia e debatit ka zbritur në rrugë.
Në ndarjen e tanishme shihet që, kryesisht, partizanët e Brexit, karkterizohen nga moshat e mëdha dhe në të kundërt të tyre, të rinjtë janë pro Europës. Gjithashtu pro europiane është edhe pjesa dërrmuese studentore apo kuadrot e nivelit të lartë dhe, në të kundërt të tyre, kemi një pjesë të madhe të shtresave të varfëra apo punëtore që janë për Brexit. Londra, Skocia dhe Irlanda e Veriut në mazhorancë proeuropiane ndërsa provincat dhe pjesa tjetër e territorit anon nga Brexit.
Në betejën teorike, argumentet për proeuropianët bazohen thellësisht në studime të bëra nga FMI, CDI, Banka Botërore apo Banka e Anglisë qëduken si të prodhuara nga logjika serioze katedrash ku, arsyetime të tilla, si fakti që Britania e Madhe dhe 60 milionë banorët e saj nuk përbëjnë as edhe 1% të popullatës aktuale botërore, e që Brexit si rrjedhojë do ta largonte Britaninë e Madhe nga vendime të rëndësishme botërore aq jetike për të, në një epokë globalizimi, ku progreset teknike po ecin me hapa gjigande, duket si e zbehtë përballë tezave të bëra nga shefi i ligës të “Brexit”, Boris Xhonson i cili krahason Brukselin e sotëm me diktaturën hitleriane. Për shumë analistë politikë në referendumin e të enjtes (nesër), fati i Britanisë të Madhe po luhet në fushën emocionale. Doktrina identitare është emocionale, imazhet në lidhje me emigracionin janë emocionale, rreziku terrorist bën gjithashtu pjesë në emocionalen. Doktrina e tij kryesisht bazohet në idenë se në një referendum nuk bindim por, mundohemi të prekim ndjenjat.
Roli i Britanisë të Madhe
Në rast daljeje të Britanisë të Madhe nga BE, specialistët financiarë parashikojnë krijimin e një lëvizjeje kolosale të fondeve spekulative (shihet mobilizimi i bankave qendrore siç është rasti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo Japonisë). Përveç zhvleresimit të stërlinës mendohet që mund të ndërmerren sulme dhe kundër euros. Përveç saj, Bashkimi Europian, përfiton në sajë të Britanisë të Madhe, një numër të rëndësishëm kontratash (54 në tërësinë e tyre) në lidhje me zona komerciale në Azinë jug-lindore, Australinë, Kinën apo Amerikën. Rinegocimi dhe riaktivizimi i tyre do të nxirrte Europën përpara zvarritjeve burokratike të rëndësishme. Presidenti Obama u mundua të sqarojë vështirësitë administrative dhe juridike të cilat, të shtrira në kohë, do t’i humbisnin Europës përreth një 10 vjeçar.
Duhet shtuar këtu që, ekonomitë kryesore të Europës si ajo gjermane, franceze, italiane etj., ruajnë një balancë të rëndësishme komerciale vjetore, që arrin në dhjetra miliarda euro.
Elektroshok i virtytshëm. Projekti Europian
Për shumë politikanë europianë dalja e Anglisë të Kameronit do t’i shërbente së pari çiftit franko-gjerman, të cilin akuzat e braktisjes së Europës, do ta vinin përballë ndryshimit të idesë të ndërtimit europian për më shumë Europë, pra për një Europë federale. Dalja e Britanisë do të krijonte një precedent të elektroshokut të virtytshëm. Politika e deritanishme europiane, ku secili mundohet ta shohë Europën vetëm përpara derës së tij, do të merrte fund. Në epokën e globalizimit Europa ka për vokacion të jetë fuqia e tretë botërore. Janë objektiva të tilla që do të bëjnë rikonstruksionin europian. Po t’i referoheshim hipotezës së Brexit, pra Britania e Madhe del nga Europa, në kuadrin europian, do të kishim një ringjallje të nacionalizmit.
Nga ana tjetër, në Europë, një pjesë e rëndësishme e qarqeve filo frankogjermane mendojnë se dalja e Britanisë do të kishte zhvillime pozitive për Europën.
Krijimi i një Europe federale
Për një pjesë gjithmonë e në rritje të politikës europiane, dalja e Britanisë do të krijonte një precedent të “elektroshokut të virtytshëm”. Nën shembullin e Norvegjisë, e cila paguan një tarifë disa miliardash vjetore, me qëllimin e ruajtjes të së drejtës pjesëmarrëse në tregun e përbashkët por, pa të drejtë zëri në marrjen e vendimeve, Europa parashikon vendosjen e Anglisë në rast Brexiti. Skocezët apo irlandezët e veriut, në pjesën e tyre dërrmuese pro europiane dhe si gjithmonë në të kundërt të zgjedhjeve angleze, do të thonin se ne duam të qëndrojmë në Europë dhe do të largoheshin nga sfera e commonwealth-it, gjë që do të krijonte në të gjitha territoret sovraniste të Europës, rilindje të demonëve nacionalistë, katalanët që do të hynin në procesin e pavarësisë rajonale, baskët të cilët nuk hoqën dorë nga kërkesat e vjetra të historisë, korsët në Francë, apo minoritetesh të tjera kudo në Europë që homogjeniteti territorial do t’ju mundësonte dëshirën për kërkesë sovraniste, që do të mundoheshin të qëndronin në BE por, si një rajon i pavarur. Për të luftuar kundër këtij ballkanizimi të Europës, e vetmja zgjidhje do të ishte të thuhej: STOP. Nga ky moment do të krijohen struktura federale. Gjendemi në Europën e madhe e cila ka hequr dorë nga luftrat vëllavrasëse dhe ka tregun e përbashkët.
Rindërtimi i një Europe me dy stade
Forcës centrifugale të boshtit franko-gjerman do t’i bashkohen 6 deri në 8 vende të tjera, apo në rastin më të mirë, vetëm pjesëtarët e zonës së euros. Dhe këtu do të merren vendimet jetike për mënyrën e përbashkët të kooperimit dhe ku do merret parasysh ndërtimi i politikave për mbrojtjen europiane, për një diplomaci të përbashkët europiane, për një buxhet të përbashkët europian, për një sistem fiskal ku të njihen të drejtat e konkurencës së ndershme me dhënien fund të avantazheve fiskale p.sh. në vende si Sllovenia, Irlanda,etj., në dëm të fiskalitetit gjerman apo atij francez dhe në sintezë të vendoset në të vërtetë krijimi i Shteteve të Bashkuara të Europës. Pra, krijimi i një Europe federale. Partizanët e këtij korenti proklamojnë me të madhe për jo më pak por, më shumë Europë.

Politika e BE ka sjelle perhere si pengese te saj Populizmin dhe Nacionalizmin. Eshte vetem nje justifkim bajat per nje politike deshtake ( i ngjashem me ate se partite anti-BE jane aleate te V. Putin ).
Se pari – POPULIZMI – ( term global krejt imagjinar )
– Me kete fjale politika e BE ka etiketuar perher masen popullore qe kundershton brrockullat e Brukselit.
Politika e BE ka synuar gjithmone ta anashkaloje dialogun e Drejtperdrejt me masat popullore. Ka folur vetem per zyrat e veta ne Bruksel apo kudo ( edhe ne Tirane ). Me gjuhe politike krejt abstrakte e shabllone.
Perkundrejt kesaj politike, populli kerkon e gjen perfaqesim te partite qe perfaqesojne politike te Drejtperdrejte si ato qe quhen Radikale apo Ekstremiste nga zyrtaret medioker te BE.
Anashkalimi me kokfortesi i popullit ne politiken e BE eshte nje gabim qe me kokfortesi kerkohet te mos pranohet apo te ndreqet.
Se dyti – NACIONALIZMI ( gjeja me konkrete ne Europe )
Duke dashr te sajoje nje model USA ne Europe, politika e BE tentoi te pa munduren, mbytjen e kombeve ne nje bashkim alla-USA!
Kjo eshte thelbi i deshtimit politik te BE!
Europa ka shtete me kombe, jo shtete shumkombesh si Arizona apo Tenesi. USA u projektu shumkombeshe qe ne fillim. BE nuk behet dot bashkim shtetesh pa kombe. Vlera kombetare eshte ne Europe perfaqesim. BE synoi nje bashkim ku vlerat kombetare te rrafshoheshin me nje globalizem pa vlere.
Kjo gje nuk arrihet kurre ne Europe. Nacionalizmi europian nuk anashkalohet dot. BE nga ky anashkalim po peson deshtimin e saj politik.
Duke dashur te mbyse Nacionalizmin, politika e BE beri gabimin e madh fatal.
Hapjen e dyerve te BE per klandestine afrikane, arabe, aziatike. Duke kujtuar se keshtu do behej multietnike si USA dhe do zbehte vlerat Nacionaliste europiane.
Kjo solli efekt te kundert. Qytetaret europiane ja duruan politikes BE krizen financiare, politike, por nuk ja falin dot super-Krizen. Mbushjen e Europes me klandestine.
Kjo shenon dhe fundin politik te BE. Sado te perpiqen ta dredhojne, kjo eshte shkaku real pse sot BE eshte ne prag shperberje.
Kriza e Refugjateve, ose emigranteve ( saktesisht, Klandestineve ).
Keta nuk jane emigrante si europianet ne Amerike shekullin e kaluar. Nuk vijne ne Europe per pune. Mbi te gjitha, E urrejne Europen dhe qyteterimin e saj.
Sot ato i gjen ne periferi te qyteteve europiane njelloj si ne Afriken apo Azine e tyre.
Nga kjo kategori ka ardhur ne Europe terrori islamik.
Bij emigrantesh dje sot jane ushtare ISIS me pasaporte europiane. Klandestinet e sotem, ushtaret e neserm islamike. Kudo ne Europe i sheh duke u falur e pak duke punuar.
Sjellja e tyre ne Europe nga nje politike e BE per te shkaterruar Nacionalizmin, ka sjelle deshtimin pa kthim te politikes BE.
– Perfundimi –
Sa me teper te ankohet politika e BE nga Populizmi apo Nacionalizmi, sa me teper mos kuptoje se ato jane faktore Real e pa to nuk ka politike, aq me shume politika zyrtare e BE do gremiset ne humnere.
Vetem nje Politike e Re qe popullit i flet Drejtperdrejt e nuk e quan populizem, vetem nje BE e re ku bashkimi te respektoje Nacionalizmin e mos tentoje Globalizmin, mund te beje nje Europe te Bashkuar.
Ndryshe, me shfajesime, justifikime, vetem mbahet mbi toke nje kufome qe po qelbet, politika aktuale e BE!
Brexiti eshte nje Blof qesharak .
Kameron e di , qe aleati i saj Amerikan
nuk e lejon te ”” Forcoje ” europen , duke i dhene Goditjen finalale [ colpo di grazia ] .
[[[ Nje Europe jo e bashkuar , e pa Euro behet e forte , dhe Washingtonit kjo gje nuk i pelqen ]]
SHBA qe nga koha e G .W .Bush ka shpetuar BCE me miliarda dollar vetem per kete Motiv .
Englezet nuk kane mbeshtetur Politiken e daljes nga Europa .
Dhe kjo per nje motiv te qarte :
Sepse nuk e kane ndjere Kafshimin e planitt te Deflacionit ,te bashkimit Monetar , dhe e dine qe atyre per ç’fardo arsye nuk do tu takoje .
[[ kane monedhen SOVRANE STERLINEN ]]
Pastaj duhet te dini :
Ekonomia Englese nuk egziston ,
Egziston vetem qyteti i Londres
[[ Poli Finanziar ]]
si ekonomia Englese .
Dhe anglia as qe ENDERON te hedhe ne ERE Miliarda sterlina Afari per nje Termet Referendumi,
Dhe JO e tyre kane shume kohe qe e kane Thene .
Cila eshte formala per kete Europe Neufeudale ??
Shtete sovrane qe te kontrollojne 51% te pasurive te brendeshme ,
dhe 100% sherbimet esenciale te Njerzve
, si shendetsine , ambjentin , forcat ushtarake ,
sistemin e drejtesise , Asistencen , etj etj .
Jo se çfare ndodh me Greqine ::
Qe nga fillimi i Krizes , sherbimi shendetesor eshte ulur me 60%,
Me conseguenca te tmerrshme ::
Vetvrasjet jane rritur
Vdekjet infatntile kane arritur 50%
Eshte rritur semundja mendore , e veçanerisht Depresioni
Semundjet kroniche jane rritur 24%
Perqindja e lindjeve nen peshe eshte rritur 19%
Nje kontroll i thjeshte mjeksor
munde te lihet edhe mbas nje viti takimi .
Dhe kriza nuk godet vetem pacientet , qe nuk munde te blejne ilacet , por edhe vete Infermiret ,
qe po largohen nga greqia drejt Gjermanise e Londres ,
Greqia sot nje shtet qe po boshatiset e po Varferohet.
Por neser munde tu takoje edhe shteteve te tjera ,
Jane keto rregullat EKstreme te monedhes Euro
dhe tratateve Europiane .
e ke thon bukur per mu europa eshte perandori qe nuk po di me rrujt as kufijt e vete.
di qe ne histori kur perandoria romake nuk diti me rujt kufijt e vet u shkaterru nga fiset barbare
europa ja le turqise me kontrollu kufijt.
Nje analize e qarte e politikes europiane.Federalizem apo europe kombesh ….dua te shpresoje qe ajo do te dij te mbroje te drejtat e njeriut… sidomos tani qe duket se edhe vete politika amerikane po ndryshon kursin e saj duke treguar frike dhe dobesi
Te drejta te Njeriut nuk do te kete me…………..Do te harrohen kudo ne Bote.
Per ata qe nuk e kane Kuptuar akmo edhe mbas 26 viteve ???
Treg i lire do te thote LIRI PER te Fuqishmit
qe te Masakrojne te Vegjelit,
LIRI qe peshku i madh te Haje te voglin .
Mbasi na ndane ne te Majte e te djathte ,
ne Ateista e Besimtare ,
ne autokton e te huaj
ne Eteroseksual e ne omoseksual ,
Fuqia TeknoKapitaliste tani ka gjetur nje menyre te re per te na ndare , ne Vegane e ne mish ngrenes ,
Kjo eshte strategjia e ndarjes ,
ku ju te kenaqur mund te flisni
Kurse per Kontraditen klasore ekonomike JO .
Ne kete menyre lufta Tradizionale
Padron — Sherbetor , nga ajo Vertikale
Tani projektohet Horizontalisht
ne nje lufte ndermje Sklleverish ndermjet Tyre.
Pyesni ? kush ka interes qe te jeni te ndare
Dhe do te kuptoni se çeshte Realisht Fuqia kapitaliste .
Te drejtat tona nuk na i hoqen menjeher ,
do te binte ne sy ,
Por pak e nga Pak,
dhe Hap pas Hapi na i hoqen te gjitha ato te drejta qe i kishim fituar ne kohen e Enverit .
Kjo eshte Historia mbas 1989 me Dy fjale .
FLUTURAKU ::
Duhet te falesh 10 her ne dite
qe mos te ti heqin te Drejtat ???
haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
jam dakord me drejt per drejt. EUROPA eshte kurv. Gjithmone kurve ka qen. Mos harroni fjalet e Fishtes:..O evrope o kurv e motit…
Europa kerkon te konkuroje ameriken por do ta kete shume te veshtire.
ANGLIA GJITHMONE KA QENE AGJENTE E AMERIKES; MOS HARROJME SHPREHJEN E TE MADHIT CERCILL KUR THOSHTE SE MIDIS ETRAVE DHE KONTINENTIT? ANGLIA GJITHMONE DO TE ZGJEDHE DETRAT;
nE RAST SE EUROPA NUK ARRIN DOT TE JETE E FORTE POLITIKISHT KJO VJEN NGA INTERESAT AMERIKANE TE CILAYTE KANE PARE EUROPEN QE PAS LUFTES SE PARE BOTERORE ME SHUME SI NJE LOPE EKONOMIKE5TREGU I PERBASHKET EUROPJAN) SE SA SI NJE PARTNERE TE FORTE POLITIKO- – ushtarake.
EUROPA REALISHT DUHET TE MBESHTET NE AKSIN FRANKO-GJERMAN DHE TA LARGOJE MBRETERIN E BASHKUAR…
AMERIKA ESHTE VENDI I FREEMASONNEVE TE BOITES QE ME POLITIKEN E TYRE DUAN TA ZHYSIN BOTEN DREJT ARMAGADONIT;
SI SHPJEGOHET QE SA ME SHUME PRODHOHET TE MIRA MATERJALE KEMI KAQ SHUME TE VARFER?
EUROPA ME DUKET SHUME ME NJEREZORE.
MERKEL DHA NJE SHEMBULL POZITIV PERSA I PERKET PROBLEMIT TE EMIGRACIONIT? KURSE ANGLIA PIKERISHT PER TE NJEJTEN ARSYE KERKON TE DALE NGA EUROPA?
LUANI I DETERAVE ? TURP PER TE DHE PERFAQESUESIN E SAJ KAMERONI DHE LOJRAT POLITIKE.
DREJT C’FARE BOTEB PO SHKOJME????
Shkakun pse erdhi ky deshtim i BE nuk kerkohet jashte Europes. Shkaqet jane ne Europe. Kryesori eshte mbushja e Europes me te huaj nga gjithe anet. Vazhdimi i kesaj mbushje. Asgje per ta ndalur kete vazhdim. Asnje deklarim politik i qarte se nuk do lejohet me ky zbarkim.
Me kufinj te jashtem te shqyer nuk mbahet dot BE.
Aq sa mbahet nje shtepi pa dere.
Mikut tim te rinise ,Kolit : urime per nalizen e thelle,realiste, objektime per te ardhmen e Britanise se Madhe nese ajo duhet apo jo te qendroje ne bashkesine
europiane apo do te vare shpresat e saj te “Crowmonuellth-i” ….!!!
Si te them…. preken shume elemente te vizioneve te soteme europiane dhe lidhjeve te dukshme apo te paadukshme.
shpesh here ndryshe thuhet,ndryshe lexohet e ndryshe veprohet.
Ne rast se aksi franko-gjerman eshte kaq i interesuar per mabrevajtjen e europes atehere duhet te tregohet me enrgjik.
Personalisht e shoh europen jo vetem si djep i ndertimeve te qytetterimeve te ndryshme(ai greko-romak,rilindja,zhvillimi industrial i shoqerive perendimore,zbulimi i amerikes, krijimi i demokracise apo i te drejtave te njeriut etj. etj) dhe do te me vinte sh. keq ne shpirt te shihja femijet e mij te jetonin ne nje bote ku kultura e popullsive te lindjes se mesmeapo aziatike do te triumfonin per shkak te ritjes te menjehershme te popullsise.
Azia e soteme po arrin 4 milliarde individet ndersa europa e bashkuar eshte me pak se 8% e popullates te soteme boterore.
Nuk ka kulture dominuese kur nuk ka rritje te popullates.
Historia na messon se kultura triumfuse sshkon per krah shoqerive me dendesi popullate dinamike.
Me shume se kurre sot shoqerite perendimore kane nevoje per nje europe te forte….Anglia duhet te mendoje per kete.
Koli ! Pranoni,ju lutem, ngushullimet i mia te sinqerta per
humbjen e babait tuaj mikut tim te vjeter ,Markut. Duke
qene banues larg atdheut,me banim ne N/Y e mora vesht
me vonese humbjen e Markut !
Lutem transmetoi ,nenes tuaj ,Temes ngushullimet e mia
te sinqerta…!!! Perqafime ! ALPHADE !!!
Boshti Franko-Gjerman me mbeshtetje ne heshtje Austrine,bene mire qe nuk ja krehen bishtin Anglezeve.
Anglezet kane 50 vjet qe paguajne me pak dhe marrin me shume,dhe SOT,erdhi fundi lojes terhiq e lesho,ku Anglezet nga Tolerimi qe u eshte bere kane perfituar me shume nga te gjithe.
Europa do Vazhdoje dhe pa Londren,ajo qe Humb nuk eshte Europa po Londra.
Ne histori nuk Shkoi Londra ne Rome,po Roma ne Londer.
Do jete mire qe EU mos ta pranoje me PORDHACET E INGLLANDIT,luanet e leshit te deteve.