Brexit/ Nis votimi në Parlament, Theresa May: Ti japim mesazh të fortë

DITA Online

Kryeministrja britanike Theresa May tha sot se është koha për t’i dërguar një “mesazh të fortë” Bashkimit Europian për atë që Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar dëshiron të arrijë me marrëveshjen Brexit.

Ligjvënësit brinatik kanë nisur votimin për një numër ndryshimesh në marrëveshjen e qeverisë, ku jepen hollësitë se si do të dalë vendi nga Bashkimi Evropian.

Negociatorëve të të dyja palëve iu deshën 18 muaj për arritjen e marrëveshjes, por ajo kërkon miratimin e parlamentit. Ndërkaq, një votim i zhvilluar në mes të janarit në parlament rezultoi me një humbje të madhe për planin e Kryeministres Theresa May.

May ka deklaruar se do të vazhdojë planet për marrëveshjen, por do të kërkojë disa ndryshime për të fituar mbështetjen e nevojshme.

Sot ne mund dhe duhet të përqendrojmë të gjitha përpjekjet për të siguruar një marrëveshje të mirë me BE-në që të na mundësojë të largohemi në mënyrë të qetë dhe të rregullt më 29 mars”, tha zonja May në Parlament.

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • Mos e hidh me kallam ,moj z Kryemnistre ..I keni miliarda Euro borxh BE se . A e mendon ti moj zonje kete? .Po shkateron ekonomine . Koha do te denoje .po fatkeqesisht do jete vone .

  • Britaniket kane hunden perpjete dhe do te kerkojne gjithnje te kunderten per te cilen u ushtrohet presion… ose duhet te komandojne ata.

    Me pelqen qe BE tregohet me “english” se vete ata.

  • Nuke eshte Anglia ajo qe po e shqeteson BE,por burokracia e mbeshtetur unanim nga vete Be-ja si dhe bankat mafjoze qe pastrojne leket e botes se krim-korrupsionit-ekstremist-mafjozo-imoralo-politik ne dite e vite do ta tundin e shkundin BE-ne,gjithmone nese BE-ja nuke lufton burokracine qe po i gllaberon miljarda euro bashke me bankeret mafioz qe nuek kane te ngopur ne leke te piset e pushtet me c’do forme cmim brenda djallit.Historia ne vite ka vertetuar se krizat kane qene dhe do te beten pasoje e politikave bastarde te pangopesise ne leke te piset e pushtet pa kufi,e me c’do forme cmim brenda ligesise,qe vazhdojne e i bejne avokatin bizneseve te piset e bankave mafjoze.Por gjithmone kane patur nje fund te turpshme e pakthim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *