Bashkimi Evropian ka thënë se nuk ka asnjë bazë për bisedime të mëtejshme kuptimplota për procesin e Brexitit dhe se ata ishin me procesin aty ku kishin qenë tre vjet më parë.
Ndërsa qeveria e re dhe kryeministri Johnson vazhdojnë të këmbëngulin për ndryshime në marrëveshjen e Brexit, negociatorët e BE-së u thanë diplomatëve evropianë, se ndryshimet e sugjeruara nga qeveria e re në Londër, të tilla si çështja e kufirit irlandez, ishin të papranueshme.
Zyrtarët e qeverisë britanike thanë se Britania shpresonte se BE-ja do të rimendonte refuzimin e saj për ndryshime në marrëveshje.
Ata u shprehën: “Ne do të përfshihemi në negociata me energjinë më të madhe dhe frymën e miqësisë dhe shpresojmë që BE-ja të rimendojë refuzimin e saj aktual, për të bërë ndonjë ndryshim në marrëveshjen e tërheqjes”.
Duke theksuar se plani i negociuar midis BE-së dhe ish-kryeministres May u refuzua tri herë nga deputetët britanikë, një zëdhënës i qeverisë britanike deklaroi: “BE duhet të ndryshojë qëndrimin e saj, pasi marrëveshja e zonjës May (ish-kryeministrja britanike Theresa May) nuk do të kalojë në Parlament në formën e saj aktuale”.
Ndërsa një prej negociatorëve të BE-së për Brexit tha se jemi “përsëri atje ku ishim tre vjet më parë”.
Kujtojmë se kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, është zotuar se vendi do të largohet nga BE-ja brenda afatit të 31 tetorit, me ose pa një marrëveshje.
Sipas deklaratave të ditës së martë të disa interpretuesve të ligjit britanik, Brexit (Largimi) pa marrëveshje është i mundur edha pa votëbesimin e parlamentit britanik, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
e.ll./dita
