Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin reagoi në lidhje me vendimin e britanikëve për daljen nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se kjo do të ketë pasoja për botën dhe për Rusinë.
Ai deklaroi se vendimi i qytetarëve britanik është i kuptueshëm, pasi “askush nuk dëshiron të ushqejë ekonomitë e dobëta”, duke shtuar se Rusia nuk e kishte ndërmend të ndërhynte në çështjet e referendumit.
“Unë mendoj se është e kuptueshme pse ka ndodhur kjo: së pari, askush nuk dëshiron për të ushqyer dhe për të subvencionuar ekonomitë më të varfra, për të mbështetur shtetet e tjera, për të mbështetur kombe të tëra”, tha presidenti rus në samitin e Organizatës për Bashkëpunim Shanghai në Tashkent.
“Me sa duket populli britanik nuk është i kënaqur me mënyrën se si problemet janë zgjidhur në sferën e sigurisë. Këto probleme janë bërë më akute kohët e fundit për shkak të emigracionit”, tha Putin, duke sugjeruar se kjo ishte arsyeja e dytë pse populli britanik kishte dhënë votën pro daljes nga Unioni.
Komentet e presidentit rus vijnë në përgjigje të deklaratave të kryeministrit britanik, David Cameron, se “Putin do të jetë i lumtur nëse Britania e Madhe largohet nga BE-ja”
