Brexit shtyhet pa afat

Leda Hysa

Dorëheqja e kryeministres britanike shihet si mundësia ideale për të shpëtuar marrëveshjen që ajo arriti me Brukselin. Akordi i negociuar nga May mbetet tashmë e vetmja mundësi që Britania të shkëputet me një marrëveshje nga Bashkimi Europian.

Mundësia e dorëheqjes së May-t duket se ka përçarë edhe deputetët rebelë brenda konservatorëve. 20 prej tyre me në krye ish-Ministrin e Jashtëm, Boris Johnson thonë se janë gati të mbështesin marrëveshjen, nëse May nuk do të jetë në krye të qeverisë kur të nisë faza e dytë pas shkëputjes. Ndërsa pjesa tjetër thonë se do ta votojnë, nëse marrëveshja merr edhe mbështetjen e unionistëve irlandezë që ende nuk janë bindur.

Nga sot kanë nisur diskutimet në parlamentin britanik për të gjitha alternativat e shkëputjes. Nëse marrëveshja nuk miratohet deri të premten e 29 Marsit, deputetët duhet të vendosin për pranimin e propozimit të Brukselit për shtyrjen me një muaj, të afatit të shkëputjes.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk tha se Britanisë duhet t’i jepet një afat i gjatë për të zgjidhur çështjen Brexit. Para nisjes së seancës së Parlamentit Europian, Tusk shkroi në Twitter se Brukseli nuk duhet të tradhtojë 6 milionë britanikët që mbështesin anulimin e Brexit-it dhe se shtyrja e pakufizuar mund t’i ndihmojë ata të arrijnë qëllimin.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *