2014 është viti i zgjidhjeve të duhura për problemet që mbartni prej kohësh. Një periudhë ku përmbyllen shumë situata, në të cilat keni qenë veçanërisht të stresuar. Mbrojtja e Jupiterit ju transmeton lumturi, ndërsa shtysat që ju vijnë janë tregues të rëndësishëm të simpatisë që yjet ushqejnë ndaj jush.
Plutoni do të kujdeset si jo më mirë për imazhin tuaj, duke ju dhuruar karizmë dhe autoritet në menaxhimin e raporteve me të tjerët dhe më pak skrupuj në një investim të mirë financiar. Neptuni do ta bëjë edhe më të ndërlikuar jetën tuaj familjare, por do t’ju zhdukë sjelljet e formalizmat që tashmë nuk bëjnë më pjesë në stilin tuaj të jetës. Marsi nuk do t’ju ndihmojë në zhvillimin e punës, në gjysmën e parë të vitit, veç kësaj, ai mund t’ju pengojë si në formën fizike edhe në shëndet… Dëgjojini sinjalet e organizmit tuaj dhe mundohuni të mos tejkaloni masën e lodhjes. Yjet tregojnë se falë zgjerimit të rrethit të miqësive edhe ana ekonomike mund të përfitojë avantazhe.
Dashuria
Xhelozia mund të jetë një nga motivet drejtuese të raportit dashuror gjatë muajve të parë të 2014-s. Partneri/ja nuk e pret mirë suksesin dhe sjelljen tuaj të lirshme (më shumë se ç’duhet për shijet e tij/saj), e cila josh vërtet dhe bën që të fitoni pikë në rrethin e njohjeve të krijuar prej pak kohësh. Tensionet yjore projektohen në jetën në çift dhe krijojnë keqkuptime brenda mureve të shtëpisë: Merruni më shumë me çështjet familjare, përfshi këtu edhe fëmijët.
Dëshira për të arritur në destinacione të rëndësishme në dashuri ju shtyn drejt hapave sigurisht të guximshëm, por më mirë të shmangni përfshirjet e kota emocionale! Do të jetë në pranverë ku distancat me gjysmën tjetër tuajën do të shkurtohen, bashkë do të gjeni harmoninë e duhur. Një ëmbëlsi e “butë dhe ndjellëse” do të jetë realiteti i ditëve që do të jetoni gjatë muajve të verës, por duhet të eliminoni nga zemra juaj flirte që ju shpërqendorjnë. Vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia me partnerin/en do të kthehet në një “ishull lumturie” që do t’ju mbrojë nga çdo rrezik: do të keni të njëjtat aspirata dhe do të ëndërroni për gjëra të përbashkëta. Dashuria është një ndjenjë e domosdoshme, mundohuni të mos e humbni gjatë rrugës! Vjeshta vijëzohet si një stinë e pasur me mundësi për të arritur një bashkëjetesë më të ekuilibruar, në gjendje për të shprehur vlerësim reciprok. E qetë dhe shumë e gëzueshme shfaqet periudha e fundit e 2014-s.
Puna
Me nisjen e vitit të ri, Jupiteri dhe Plutoni konfirmojnë nevojën për të pasur fitime më të larta se ato që merrni aktualisht. E drejta është nga ana juaj që të arrini shpërblimin e merituar për sipërmarrjet e lodhshme në të cilat jeni përfshirë. Konflikti ndikon që sektori profesional në të cilin operoni të pësojë ndryshime gjatë vitit. Jupiteri në shenjë është i ndërgjegjshëm për aftësitë tuaja dhe ju nxit në vendosmërinë për të marrë njohjen e kompetencave të fituara! Duhet të keni të qartë se mund të merrni më shumë nga jeta dhe të mos konfirmoheni me një nivel të mesëm. Dedikimi dhe përgjegjshmëria që shfaqni ndaj detyrave që ju ngarkohen ju jep të drejtën që të ngrini vështrimin drejt “majës”. Filloni të lëvizni duke zgjedhur momentet e përshtatshme dhe mënyrat e duhura! Disa të lindur në shenjën e Bricjapit, mund të kërkojnë një autonomi më të madhe në punë. Jupiteri do t’ju propozojë ofertat e reja të tregut të punës, prej të cilave mund të zgjidhni dhe të merrni sadisfaksione më të mëdha profesionale. Gjithsesi do të bëni mirë të lëvizni me kujdes, sepse Saturni mund t’ju bëhet pengues. Një tjetër frenim për ngritjen tuaj, mund të vijë nga Neptuni që lëshon mjegull dhe konfuzion në çështjet familjare, problem i cili mund t’ju sjellë shumë shpërqendrime.
Paratë
Urani dhe Jupiteri ju këshillojnë t’i ruani mirë paratë dhe të operoni me zgjedhje të matura financiare. Në këtë mënyrë do të mund të krijoni bazat për një sukses të ardhshëm në fushën financiare. Angazhohuni me më shumë vëmendje në biznes dhe përpiquni të shtyni për kohë më të mira shpenzimet e mëdha. Nëse keni dhënë hua diku, është koha që t’i merrni mbrapsht të ardhurat. Aftësia juaj profesionale do t’ju çojë në një seri zhvillimesh fatsjellëse që mund të sigurojnë një rritje të mirë të financave.
Forma
2014 e nisni me vullnetin për të sistemuar problemet e vogla që sigurisht nuk e kanë favorizuar mirëqenien tuaj fizike! Hidhni mbas krahëve një periudhë mefshtësie dhe rifillon me një tjetër në kërkim të rifitimit të energjisë dhe vitalitetit: me këtë prioritet do të përballoni muajt e parë të vitit. Një kurë e mirë mund të jetë “një jetë sociale më aktive” që ju ndihmon të argëtoni mendjen, si dhe ju jep më shumë besim në aftësitë tuaja. Dhëmbët, aparati tretës dhe kockat janë “argumente” që nuk duhet t’i lini pas dore gjatë këtij viti.
Janar
Ka motive të mira për të mbajtur situatën nën kontroll. Vetëdijësimi se nuk do të merrni vlerësimin që meritoni ndaj profesionalizmit tuaj, ju vë përballë mosmarrëveshjeve në kontestin e punës: mos u kurseni, por reagoni me më shumë grintë!
Shkurt
Xhelozia e partnerit/es mund të jetë për ju një pengesë edhe në sferën profesionale! Nëse nuk arrini ta bindni se gjithçka e bëni për të mirën e të dyve, atëherë më mirë distancohuni. Nuk ka pse të hiqni dorë nga shanset e ofruara për kapriçot e të tjerëve, kushdo qofshin këta!
Mars
Planetet e shpejta të pranishme në shenjën e Peshqve, “iu vënë krahë” propozimeve që më në fund mbërrijnë në skrivaninë e duhur dhe vlerësohen për atë që vërtet vlejnë! Lidhja sentimentale shkon drejt konkretizimit dhe njohjes zyrtare…
Prill
Çifti magjik Uran-Mërkur, ju sugjeron strategji të reja: megjithatë Jupiteri mbetet protagonisti i vërtetë i hartës suaj astrologjie! Mënyra juaj e veprimit mbështetet nga dinamizmi dhe konkretizimi, tani jeni gati për të kaluar në veprim me një shpejtësi befasuese…
Maj
Do të përjetoni një moment të jashtëzakonshëm këtë muaj, falë edhe “dorës” së Uranit e Jupiterit! Më në fund, fati kujtohet për ju dhe e bën në mënyrë vërtet bujare…
Qershor
Puna vijon si jo më mirë, por nuk ndodh e njëjta gjë me jetën sentimentale: Nuk iu kushtoni rëndësi gjërave më domethënëse në jetën tuaj, ndërsa ata që ju duan ndjejnë nevojën që të jeni më të përfshirë dhe të disponueshëm në të gjitha ndërlikimet e momentit.
Korrik
Shenjat e ujit janë të pushtuara respektivisht nga Dielli, Jupiteri dhe Urani. Ky kombinim ju dhuron një periudhë veçanërisht aktive. Shfrytëzoni me prakticitet momentin, sepse me shtysat që do t’ju vijnë nga lart do t’ju jepen mundësi të arta.
Gusht
Në këtë muaj janë ndjenjat që marrin kontrollin mbi ju: emocionet ju bëjnë që të ndani me personin e zemrës ndjesi të fuqishme e gjithëpërfshirëse. Dashuria dhe sintonia krijojnë midis jush një realitet për t’u pasur zili!
Shtator
Një grimë xhelozie dhe disa mosmarrëveshje cekin jetën sentimentale: jeni ju të parët që (si gjithmonë) përpiqeni të reagoni me ekuilibër. Me ortakë e bashkëpunëtorë sintonia duhet rindërtuar për të formuar një grup pune efiçent dhe kreativ.
Tetor
Aftësi shumë të mira në menaxhimin financiar. Rastet e investimeve nuk do të mungojnë, ndërsa mund t’ju propozohet një biznes i madh. Shëndeti duhet respektuar: mos abuzoni me forcat tuaja dhe rivendosni ekuilibrin e duhur, kështu mirëqenia do të rikthehet!
Nëntor
Muaj i pasur me afirmime: yjet ju krijojnë mundësi të reja suksesi. Dashuria ka një vend thelbësor. Më në fund keni rifituar qetësinë e kërkuar dhe tani jeni gati për t’u përballur me sfida të reja që do t’ju nxjerrin fitues!
Dhjetor
Tensionet familjare mund të kthehen në aktualitet. Mos ia kurseni askujt përkujdesjen dhe dashamirësinë tuaj dhe në momentet e vështira do t’i merrni të shumëfishuara të gjitha mirësitë e treguara ndaj njerëzve të afërt dhe kolegëve në punë.
