Mediat britanike raportojnë se policia në Eseks ka arrestuar një 25-vjeçar i cili dyshohet të jetë shoferi i kamionit ku, të mërkurën, u gjetën të vdekur 39 persona.
Ngjarja e rëndë u shënua rajonin jug-lindor të Anglisë.
Në rimorkion e një kamioni u gjendën 39 trupa të pajetë emigrantësh.
Për këtë ngjarje policia ka arrestuar me akuzën e vrasjes, Mo Robinson, 25 vjeç, nga Irlanda e Veriut, i cili dyshohet se ka futur kamionin në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet portit të Holihedit, në veri të Uellsit.
Automjeti është verifikuar se është nisur nga Bullgaria dhe të 39 viktimat, një prej të cilëve është i mitur, dyshohet se kanë qenë emigrantë që përpiqeshin të futeshin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Rimorkio e kamionit është me sistem frigoriferik kështu që një nga pistat ku po heton policia është se personat mund të kenë vdekur nga i ftohti dhe asfiksia.
Në pamundësi të identifikimit, policia i ka vendosur numra viktimave.

e.ll./dita
