Në Britani një shqiptar u arrestua pasi akuzohet se u ka hedhur acid 11 oficerëve të policisë, të cilët e ndaluan për një kontroll droge.
Ky incident raportohet të ketë ndodhur në Dale Close, Barnet, më 23 shtator.
I arrestuari është Armando Gjyla, 32 vjeç dhe akuzohet për hedhjen e lëndës së rrezikshme në drejtim të policëve me qëllim dëmtimin e tyre. Ai pritet të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Barkingside ditën e sotme.
Ndërkohë të gjithë 11 oficerët u dërguan në spital, por asnjë nga dëmtimet e tyre nuk ishte kërcënues për jetën. Sakaq, edhe një 21-vjeçar i cili u arrestua gjatë operacionit gjithashtu ra në kontakt me substancën dhe mbetet në spital për trajtim, tha policia.
h.b/dita
