Britania e Madhe bllokoi një vendim që do të mundësonte krijimin e strukturës së parë të përgjithshme ushtarake (QG) nga Bashkimi Evropian, disa javë nga zgjedhjet legjislative britanike dhe fillimit të negociatave për Brexit, deklaruan sot burimet diplomatike.
“Britanikët bllokuan përfundimet që do të miratoheshin të hënën nga ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, më pas do të miratoheshin zyrtarisht të enjten nga homologët e Mbrojtjes”, theksoi një burim diplomatik duke konfirmuar një informacion në faqen e internetit të specializuar Bruksel2/B2.
“Ne kërkojmë ende një kompromis me miqtë tanë britanikë përsa i përket vendimit juridik që kjo strukturë të vendoset. Ka një diskutim shumë të komplikuar për të mësuar se cili do të jetë emërimi strategjik i kësaj strukture”, theksoi një diplomat evropian.
Zyrtarja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ishte shprehur krenare kur 28 vendet e BE-së kishin dhënë miratimin e tyre në parim për krijimin e këtij embrioni të QG ushtarake evropiane që kujton ndarjen historike të evropianëve në këtë fushë veçanërisht për shkak të refuzimit kategorik të Londrës për të punuar për riforcimin e Evropës në mbrojtje.
Fillimisht, bëhej fjalë për një “Zonë të Përgjithshëm Operacionale”, por britanikët e hodhën poshtë këtë formualë, sipas një burimi diplomatik.
