Britani, dëbora lë qytetet në errësirë, anulohen fluturimet

Leda Hysa

Dëbora mbuloi gjatë natës Mbretërinë e Bashkuar, duke çuar në ndërprerje të energjisë elektrike, mbyllje të shkollave dhe ndërprerje të disa fluturimeve.

Sipas autoriteteve atje, reshjet e dëborës gjithnjë e në rritje kanë prekur një pjesë të madhe të Skocisë, Irlandës Veriore dhe Anglisë Veriore.

Ata u bënë thirrje banorëve që të bënin kujdes në ato zona ku ka sinjalistikë për dëborë dhe ngricë në rrugë. Autoritetet parashikojnë që trashësia e dëborës të shkojë në 2 – 5 centimetra, e deri 20 centimetra në veri të Skocisë, Irlandës Veriore, Uellsit Verior dhe Midlands.

Deri të shtunën parashikohet që temperaturat e ulëta të qëndrojnë konstante. Reshjet e dëborës vijnë pasi stuhia Caroline solli era të forta gjatë ditës së enjte, që çoi në ndërprerjen e lëvizjes në det dhe mbylljen e dhjetëra shkollave në Skoci.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *