Britani e Madhe, femrat dalin kundër “Apple”-it!

Mila Hysotoci

Shumë kritika filluan në Britani për “Apple” pas paraqitjes së fundit të telefonit celular, duke përfshirë edhe modelet e reja të iPhone X. “Shumë e madhe për duart e grave”.

Lajmi bëhet i ditur nga “Telegraph”, i cili thekson se nuk do të ishte gjithashtu një reagim i ashpër “ndaj lajmit se kompania Cupertinos do të ndërpresë prodhimin e iPhone SE, të pajisur me një ekran më të vogël”.

Duke pasur parasysh se dora mesatare femërore është më e shkurtër se një inç në gjerësi në krahasim me atë mashkullor, gratë raportojnë se kanë nevojë për pajisje më të vogla.

Caroline Criado Perez, një aktiviste e shquar britanike, zbuloi për gazetën britanike se ajo kishte pësuar plagë të përsëritura në duar duke përdorur një telefon që ishte shumë i madh për dorën e saj. “Gratë blejnë më shumë iPhone sesa burrat, më shqetëson fakti që Apple nuk mendon për trupin tonë, duhet të zemërohemi për këtë, po paguajmë para si burrat për një produkt që nuk punon edhe për ne”.

M.H/ Dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *