Britani e Madhe, konservatorët e Cameron fitojnë një mandat të dytë

redaktor

Konservatorët e David Cameron po shkojnë në mënyrë të sigurtë drejt mandatit të dytë qeverisës. Vetëm pak minuta pas mbylljes së vend-votimeve, sipas rezultateve të exit polls të para, dhe të transmetuara nga BBC, Partia Konservatore konfirmohet si parti e parë me 316 deputetë nga 650 vende që ka Dhoma e Komunave të Mbretërisë së Bashkuar, apo dhoma e ulët.

Në vendin e dytë që konfirmohen si humbës, janë laburistët e Edd Milliband që sipas rezultatave paraprake kanë vetëm 239 deputetë.

Mazhoranca absolute e Parlamentit britanik është 326 vota, të cilën konsirvatorët mund ta arrijnë lehtësisht nëse bashkojnë votat me aleatët besnikë; liberaldemokratët e Nick Clegg, të cilët sipas BBC kanë marrë 10 deputetë. Partia e tretë është SNP, Partia Kombëtare e Skocisë, që udhëhiqet nga Nicola Sturgeon.

Ja rezultatet e para sipas BBC

Conservative 316

Labour 239

SNP 58

LibDems 10

Plaid15 4

UKIP 2

Greens 2

Others 19

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *