Britani e Madhe, mijëra europianë kërkojnë rezidencë pas Brexit

J L

Sipas një njoftimi të bërë ditën e sotme, qeveria britanike ka marrë mbi 750.000 kërkesa nga shtetas të Bashkimit Europian, me banim në Britaninë e Madhe, të cilët dëshirojnë të marrin statusin e rezidentit të përhershëm për të jetuar në këtë shtet pas Brexit.

Polakët renditen të parët për numrin e lartë të kërkesave (mbi 100 000) të ndjekur nga rumunët (rreth 90 000) dhe italianët (mbi 70 000).

Rreth 26 500 kërkesa vijnë nga francezët.

Rreth 3,8 milionë shtetas europianë jetojnë aktualisht në Britaninë e Madhe.

Ata duhet të kërkojnë statusin e rezidentit të përhershëm,  për të patur të drejtën e punësimit në vijim apo për të përfituar sigurimet shoqërore deri sa vendi t’i ketë shkëputur marrëdhëniet me Bashkimin Europian.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *