Kancelari britanik Rishi Sunak njoftoi se qeveria ka në plan të heqë të ashtëquajturën “ taksë” e leximit. Teksa paraqiti buxhetin, Sunak tha se nuk do të ketë më taksë mbi publikimet dixhitale dukë përfshirë këtu librat, gazetat, revistat e thjeshta dhe ato akademike. Vendimi hyn në fuqi nga 1 dhjetori.
Oferetat dixhitale të leximit I nënshtrohen aktualisht një norme standarde të TVSH-së prej 20 për qind, ndërsa për botimet e printuara, ajo është zero.
Vitin e kaluar shoqata iu rikthye kësaj teme, me argumentin se një në pesë persona që lexojnë librat online ndëshkohen padrejtësisht me taksën prej 20%, në një kohë kur varianti i printuar përjashtohej prej kësaj mase, e shtoi se heqja e saj do të rikthente 210 milionë paundë në xhepat e taksapaguesve britanikë.
l.h/ dita
