Këtë të enjte u mbajt raundi i parë i votimeve për kryetarin e partisë konservative të Britanisë së Madhe. Ashtu si Dita pati raportuar, në garë kishte 10 kandidatë, që pas dorëheqjes së Theresa May, konkurojnë për postin e kryetarit të partisë dhe, rrjedhimisht, atë të të kryeministrit.
Rezultatet e këtij raundi të parë u mbyllën me eleminimin e tre kandidatëve, të cilët nuk arritën të marrin mbi 17 vota nga gjithsej 313 deputetët e partisë së tyre, ndërsa kandidati që mori më shumë vota ishte ish-Ministri i Jashtëm Boris Johnson. Ai kryeson garën me 114 vota. Kandidati i dytë me numrin më të lartë të votave është Jeremy Hunt, me 43 vota. l treti u rendit Ministri i Ambientit, Michael Gove, me 37 vota, pasi fushata e tij u dëmtua nga pohimi i tij se kishte përdorur kokainë.
Rezultati i këtyre votimeve i ka bërë shumë ta konsiderojnë Johnson-in si kryeministrin e ardhshëm të Britanisë, ndërsa vendi i tij si kandidat në votimet përfundimtare duket i sigurt. Sondazhet tregojnë se Johnson është edhe i preferuari i aktivistëve dhe simpatizantëve të kësaj partie, çfarë ka ndikimin e vet.
Sidoqoftë, në varësi të fushatës katër ditore të kandidatëve, gjithçka mund të ndryshojë deri të martën e ardhshme, kur do të mbahet edhe raundi i dytë i votimeve, raporton Dita duke iu referuar mediave ndërkobëtare.
e.ll./dita

Na mbyten idiotet trumpiste ane e mbane botes