Mark Harper, ministri i Emigracionit në Britaninë e Madhe, ka dhënë dorëheqjen pasi zbuloi se pastruesja që punonte në shtëpinë e tij nuk kishte leje qëndrimi dhe dokumente të rregullta
Si ministër i Emigracionit dëshironte t’i bënte më të rrepta rregullat për punëtorët e huaj në vend. Por si qytetar i thjeshtë kishte lejuar një emigrante pa dokumente t’i pastronte shtëpinë. Kur u zbulua (ai thotë se nuk ishte në dijeni të një fakti të tillë), nuk mundi të bënte gjë tjetër veçse të jepte dorëheqjen.
Mark Harper, 43 vjeç, ministër i Emigracionit në qeverinë britanike e la detyrën, pasi u zbulua se punëtorja e tij prej 2007-s ishte një klandestine, raporton “BBC”. Harper ishte bërë i njohur sepse u kishte prerë rrugën avantazheve për emigrantët e Bashkimit Evropian (në veçanti ndaj rumunëve dhe bullgarëve). Madje, dikur iu ishte drejtuar publikisht: “Ose kthehuni në vendet tuaja, ose do të arrestoheni”.
Në letrën e dorëheqjes, Harper thekson se kishte bërë verifikimet për statusin ligjor të pastrueses së punësuar në vitin 2007 dhe nuk kishte gjetur ndonjë parregullsi. Në vitin 2012 pas një kontrolli të dytë, dokumentet e saj rezultuan edhe njëherë të rregullta. Por javën e kaluar atij iu bë e ditur se e punësuara me origjinë nga Kolumbia, nuk kishte leje të përhershme qëndrimi në Britani
“Edhe pse i kam respektuar gjithnjë ligjet, besoj që si ministër i Emigracionit në mbështetje të normativave që në parlament do t’i bëjnë më të ashpra ligjet tona mbi emigrimin, unë duhet t’i përmbahem një standardi më të lartë se të tjerët… Duke parë rrethanat, kam vendosur se gjëja më e drejtë për mua është të kthehem në bankën e deputetëve. Ndjej keqardhje për sikletin që kam shkaktuar”, e përfundonte letrën drejtuar kryeministrit, Harper.
Cameron e priti dorëheqjen e Harris me keqardhje, por emëroi menjëherë si ministër të ri James Brokenshire. Përpara këtij episodi shumë besonin se Harris mund të ishte një pretendent i mundshem per postin e kryeministrit ne Britani./D.Gj.
Mark Harper, 43 vjeç, ministër i Emigracionit në qeverinë konservatore britanike, e la dje detyrën, (atikulli)
Nje korrigjim te vogel, Britania e Madhe nuk ka qeveri Konservatore por Qeveri Koalicioni, ky Kr-Ministri eshte Tory dhe zevendesi i tij (nick clegg) eshte Lib-Dem.
Konsevatoret kane me shume poste ne qeveri e deputete ne Shtepine e Komuneve por nuk paten votat e mjaftueshme per te qeverisusr vete. Ne ideologji Liberal-Demokratet nuk i bashkon gje me ta, e si fillim paten negociata me Gordon Brown per ti bashkuar votat me Laburistet, kjo s’mjaftonte per te krijuar qeveri (duheshin dhe 4-5-6 vota nga te pavarurit/ parti te vogla) e u hodhen ne prehrin e Konservatore; duke gelltitur shume nga parimet e tyre e per te cilat ishin votuar.
z. Harper vete eshte Tory e mbahej si nje yll ne ngjitje, mundesisht dhe kryetar i ardhshem i kesaj partie, apeli i tij shkonte deri tek ekstremet e saj (sidomos nen perballje me UKIP) e eshte iniciatori i ca Furgonave qe dole ne rruge me panele anash: Go Home, drejtuar emigranteve te paligjshem.
—
Ka nje dyshim ne blogosferen politike Britanike, se ”pastruesja me letra te parregullta” qe ne fund u kap nga vete Marku nuk eshte shkaku i dore-heqjes se tij. Baronesha Scotland (attorney general) ne kohen e G.Brown pati nje ngjarje te njejte e nuk dha doreheqje, as nuk u pushua, mendohet se Konservatoret duan te tregohen korrekte meqe po vijne zgjdhjet e pak ”liberale” . Ato ”furgonat me ikni ne shtepi” mund te jene shkaku i vertete, e Kameruni e hodhi Markun ”tek ujqerit”. Po kush e di, ne ditet e mepashme mund te dale shkaku i vertete.