Britani, prezantohet zyrtarisht partia e re “Brexit”

Ornela

Ish-lideri i “UK Independence Party” në Britani, Nigel Farage, ka prezantuar zyrtarisht partinë e tij të re.

Bëhet fjalë për “Brexit Party” me të cilën do të garojë në zgjedhjet europiane të muajit maj, nëse deri atëherë Mbretëria e Bashkuar nuk do të ketë dalë nga Bashkimi Europian, gjë që me shumë gjasa nuk do të ndodhë pas shtyrjes së afatit përfundimtar deri më 31 tetor.

Aktualisht partia ka 9 eurodeputetë të cilët ishin zgjedhur për “UK Independence Party”, partinë e djathtë populiste e cila në vitin 2016 loboi fort për daljen e Britanisë nga BE.

Tashmë 55-vjeçari Nigel Farage ka prezantuar edhe 70 kandidatë për zgjedhjet e muajit maj.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Brexit me ne fund katandiset ne dhjexit. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe, sepse loja ishte e fiksuar qe ne fillim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *