Britani, sulmohet me hanxhar teksa priste në stacion

Dita

Në vazhdën e dhunës në qytetet britanike, një person është sulmuar ditën e premte me një hanxhar në një stacion autobusi të qytetit të Birminghamit.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë viktimën që qëndron në këmbë, ndërsa një person tjetër i afrohet dhe e godet me armën e ftohtë.

Viktima u përpoq të largohej, por sulmuesi ngadalë është zhvendosur drejt tij, teksa kalimtarët ishin duke shikuar.

Incidenti thuhet se ka ndodhur në rrethin e sheshit “Shopping”, rreth orës 16;20.

Policia e West Midlands besohet se është kontaktuar, por nuk dihet se çfarë ka  ndodhur me sulmuesin dhe viktimën.

https://www.youtube.com/watch?v=nY6aUSAjeG8

s.a/dita

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *