Britani, tre plagosje me thikë cilësohen akte terroriste

Saimir Lleshi

Edhe therjet me thika po konsiderohen incidente me prapavijë terroriste në Britaninë e Madhe.

Një rast u regjistrua në lindje të kryeqytetit, ndërsa policia tha se dyshohet të jetë akt terrorist. Personi që qëlloi me thikë disa persona tha se “kjo është për Sirinë”.

Një burrë u arrestua më vonë nga policia. Nga ngjarja, një person mori plagë të rënda, ndërsa dy të tjerë morën lëndime të lehta. Policia metropolitane kundër terrorizmit janë duke hetuar rastin. “Downing Street” tha se ishte duke vëzhguar nga afër situatën. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *