Qytetarja britanike Dawn Sturgess, 44 vjeçe cila ditë më parë u verifikua si e helmuar me agjent nervor, vdiq në spital.
Policia po vijon të kryejë hetime për të përcaktuar saktësisht se si ajo dhe bashkëshorti i saj u ekspozuan ndaj helmit në datën 30 qershor.
Bëhet fjalë për të njëjtin helm të përdorur për të sulmuar ish-spiunin rus, Sergej Skripal dhe vajzën e tij katër muaj më parë.
Britania fajësoi Rusinë për skandalin e helmimit, duke denoncuar kështu sulmin e parë kimik në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Por qeveria ruse ka mohuar ndonjë përfshirje në sulmin e marsit.
Ndërkohë, bashkëshorti i gruas që humbi jetën vijon të jetë i shtruar në spital në gjendje kritike për jetën.
Hetimi po udhëhiqet nga sektori antiterrorizëm, ndërsa 100 agjentë po punojnë për këtë rast, bashkë me policinë lokale. Ata duhet ende të kuptojnë se si Sturgess dhe Rowley janë ekspozuar ndaj agjentit nervor.
o.j/dita
