Britania drejt eliminimit të ‘Green Pass’ nga 26 janari

Amelda Amelda

Mbretëria e Bashkuar pritet të eliminojë certifikatën e vaksinimit ose të quajtur ndryshe “Green Pass”. Mediat britanike raportojnë se kjo mund të ndodhë më 26 janar, kur do të rishikohen masat anti-Covid.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë Sajid Javid, ky vendim vjen pasi shenjat për pandeminë janë inkurajuese dhe sistemi shëndetësor do të ishte në gjendje të përballonte përhapjen e variantit Omicron . Numri i rasteve ditore ka ardhur në rënie graduale që nga 5 janari, po ashtu janë në rënie edhe shtrimet në spital.

Gjithashtu mendohet të hiqet mundësia për të punuar nga shtëpia, ndërsa mbajtja e maskave në transportin publik dhe dyqanet pritet të mbetet në fuqi. Këto ndryshime vijnë mes të dhënave inkurajuese nga javët e fundit në ishull.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ne fakt green passi nuk eshte se ka qene i dukshem, do kete qene vetem ne letra. Keshtu po heqin dicka qe nuk ka ka qene funksionale, pasi nuk eshte se green passi eshte kerkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *