Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss do t’u kërkojë aleatëve perëndimorë që të furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë dhe armë të tjera të rënda, sipas një njoftimi për shtyp nga Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar të botuar të martën, shkruan CNN.
Në një fjalim kryesor për politikën e jashtme që ajo pritet të mbajë në Madison House të Londrës të enjten, Truss do të argumentojë nevojën për të “dyfishuar” mbështetjen e ushtrisë së Ukrainës.
“Ne nuk mund të jemi të vetëkënaqur- fati i Ukrainës mbetet në ekuilibër”, do të thotë Truss, sipas njoftimit.
“Dhe le të jemi të qartë – nëse Putin ia del, do të ketë mjerim të mëtejshëm të patreguar në të gjithë Evropën dhe pasoja të tmerrshme në të gjithë globin. Nuk do të ndjeheshim më kurrë të sigurt. Kështu që ne duhet të jemi të përgatitur për një afat të gjatë dhe të dyfishojmë mbështetjen tonë për Ukrainën”.
“Armë të rënda, tanke, aeroplanë – duke gërmuar thellë në inventarët tanë, duke rritur prodhimin. Ne duhet t’i bëjmë të gjitha këto”, pritet të thotë ajo.
Arkitektura globale e sigurisë “që ishte projektuar për të garantuar paqen dhe prosperitetin ka dështuar me Ukrainën” dhe nevojitet një “qasje e re”, do të thotë Truss.
Deklarata vjen ndërsa vendet e NATO-s rritin mbështetjen e tyre ushtarake për Ukrainën. Në një kthesë të madhe politike të martën, Gjermania njoftoi se do të furnizojë Ukrainën me tanke kundërajrore. Kanadaja dhe Britania e Madhe gjithashtu njoftuan se do të furnizonin më shumë armë të rënda të martën.
a.m/dita

pse s’bere gjene me te thjeshte ti turi qene
simpatike ?
thjeshte, para se te fillonte lufta, i futje ndonje spec ne bythe ati tyri miut te ukraines .
dhe me e thjeshta, shkrinit nato-n dhe krijonit
nje trojke nderkombetare bashkepunimi, usa-rusia-kina .
pas kesaj, gjithe bota mund jetonte ne ekuiliber dhe
..progres .
Keshtu mendon edhe Putini.
Britaniket si gjithnje, superaktive dhe thelbesore ne vendimet e tyre.
Perse nxitet lufta nga kta terroriststa te njerezimit ne vend qe te ulen tonen e luftes dhe thirret arsyes ?
E keni planifiku te gjithe bashke qysh me par ?
U kapen ne befasi nga Pandemia dhe Lufta ne Ukraine kta Satan me surrat Engjulli ,kto Pellumbat e Paqes se njerezimit ?
Nuk duket ashtu ,perderisa kta qysh nga dita e pare e shperthimit te kuftes nxisin LUFTEN
Nuk po marrim vesh: ka sulmuar Ukraina Rusine apo e kunderta.
Duke lexuar komentet e mesiperme u hutuam fare!
Nuk po marrim vesh: ka sulmuar Ukraina Rusine apo e kunderta.
Duke lexuar komentet e mesiperme u hutuam fare!