Britania e Madhe i shpall “luftë” parajsave fiskale

Dita

Britania e Madhe ka vendosur të ndërmarrë një paketë të re masash fiskale, me qëllim rritjen e transparencës dhe luftimin e kompanive që veprojnë në parajsat fiskale.

Deputetët e të dyja partive politike ranë dakord të mbështesin një amendament që detyron territoret britanike në vendet e Commonwealth-it të bëjnë publike raportet financiare dhe detajet rreth pronarëve të vërtetë të shoqërive në këto vende.

Hartuesit e amendamentit shpjegojnë se një shtrëngim i këtij lloji do të luftonte korrupsionin, pastrimin e parave dhe shmangien e taksave, por kjo nismë ligjore ka ngjallur jo pak debat në parlamentin britanik.

Kundërshtuesit e paketës thonë se ajo cënon autonominë e këtyre territoreve britanike, ndërsa autoritetet në ishujt britanikë Virxhin, një prej territoreve të prekur, akuzojnë Londrën se po tenton kolonizimin e tyre.

Nisma e re do të kërkojë edhe miratimin e qeverisë britanike, e cila pritet që ta mbështesë atë. Kjo nismë u përshëndet edhe nga organizatat ndërkombëtare si Transparency International dhe Oxfam.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *