Britania e Madhe ndalon ekipin e basketbollit bjellorus të ndeshet me skuadrën angleze

Amelda Amelda

Britania e Madhe ka anuluar vizitat e ekipit të basketbollit bjellorus, për shkak të mbështetjes së Lukashenko i ka bërë Putinit në pushtimin e Ukrainës.

Skuadra ishte planifikuar të luante në Newcastle në Anglinë veriore të dielën.

“Mbretëria e Bashkuar nuk do të mirëpresë ekipet kombëtare sportive të atyre vendeve që janë bashkëpunëtorë në pushtimin e paprovokuar dhe të paligjshëm të #Ukrainës nga Putini”, shkroi të shtunën Sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel.

Sakaq, Polonia ka refuzuar të luajë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2022 të muajit të ardhshëm kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska, tha të shtunën Presidenti i Federatës Polake të Futbollit Cezary Kulesza.

Lojtarët e vetëm ukrainas të NBA, Alex Len dhe Sviatoslav Mykhailiuk, lëshuan një deklaratë të përbashkët duke dënuar luftën.
a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Sa te drejte paska patur Shqiperia ne kohen e PPSH-se,kur nuk luante me Izraelin e Bashkimin Sovjetik ,si shtete pushtuese. Kohet e fundit jemi tallur me keto vendime,por ja qe edhe ne ditet e sotme ,shtete me demokraci te konsoliduar,e mbakan kete qendrim. Paska folur goja para mendjes si per shume gjera te tjera si; stervitja ushtarake e popullit, tunelet dhe bunkieret. A jane te nevojeshme sot ? Mos valle armiku paskemi qene vet ne ? C’do tethone ato mendje te “ndritura qe na benin humor ? A do strehohen lideret tane ne BUNKARTIN 1 dhe 2. po ta jete nevoja ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *