Britania e Madhe nis rrugën e daljes nga Bashkimi Europian

Elton Tafaruci
AppleMark

David Cameron duket ti këtë marrë shumë seriozisht kërkesat e Bashkimit Europian për tu qartësuar në veprimet e veta, pasi ka vendosur të marrë veprime konkrete për t’iu përmbajtur vendimit të Brexit pasi po përgatit terrenin për votimin e ‘nenit 50’ nga Parlamenti.

Një firmë ligjore është duke marrë masa për të siguruar proces formal të votimit nga Parlamenti që Mbretëria e Bashkuar të lërë BE-në, sepse ky proces nuk mund të fillojë pa një akt të Parlamentit.

Ky hap vjen pasi Britania votoi për tu larguar nga BE në referendumin e 23 qershorit, pas të cilit David Cameron njoftoi dorëheqjen si Kryeministër në tetor.

Pasi procesi ligjor është përcaktuar Britania ka dy vite kohë për të negociuar një marrëveshje dalëse nga BE-ja.

“Çdo kryeministër që përdor fuqitë ekzekutive për të filluar procesin e daljes nga BE do të vepronte në mënyrë të paligjshme dhe kundër Aktit të Komunitetit Evropian që mbron anëtarësimin në Mbretërinë e Bashkuar e BE-së” – tha nga ana tjetër një avokat i firmës

Firma Ligjore thotë se Kushtetuta siguron se vetëm një akt parlamentar do ti jepte Kryeministrit autoritet ligjor për zbatimin e procedurave dalëse nga Blloku.

“Ne duhet të sigurojë që qeveria ndjek procesin e duhur për të pasur siguri ligjore dhe mbrojtur Kushtetutën e Mbretërisë së Bashkuar dhe sovranitetin e Parlamentit në këto rrethana- thonë përfaqësues të studios- Rezultati i referendumit nuk vihet në dyshim, por ne kemi nevojë për një proces që ndjek ligjin e Mbretërisë së Bashkuar për ta miratuar atë”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *