Britania e Madhe nxjerr listën e vendeve pa detyrim karantine, Shqipëria është jashtë saj

Leda Hysa

Personat që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar  normalisht duhet t’i nënshtrohen një periudhe karantine 14-ditore, si masë parandaluese kundër përhapjes së pandemisë.

Por sot Ministria e Jashtme britanike ka nxjerrë një listë me 59 vende, nga të cilët karantina nuk do të jetë më e nevojshme.  Në listë gjenden vende më parë shumë të prekura si Italia, Spanja, Franca dhe Turqia, ndërkohë që mungojnë vende si Shtetet e Bashkuara, India, Rusia dhe Brazili.

Për sa i përket Ballkanin Perëndimor,  Serbia është në listë, ndërkohë që Bosnje-Herzegovina, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mungojnë, ashtu si edhe Mali i Zi, gjendja e të cilit deri pak ditë më parë dukej e qetë.

Rregullorja hyn në fuqi me datë 10 korrik, dhe nuk përfshin personat që vijnë  nga vendet e kësaj liste që në 14 ditët para kthimit në Britaninë e Madhe kanë vizituar edhe një vend jo i pranishëm në listë.

l.h/ dita
Share This Article
2 Comments
    • Jo ore ,,,po Une u futa tek gopi i gruas tende edhe pse kishte liste te gjate…ndihesh superior o bythqire,se njerezit. Flijohen per nje te ardhme me te mire….vazhdo se qenke loqe e thare o Homo Bryma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *