Komiteti i Kontrollit Mjedisor të Britanisë së Madhe ka përcaktuar masën e taksës prej 0.35 paund për gotat e kafesë. Në Britani përdoren çdo vit 2.5 miliardë gota kafeje një përdorimshme, por vetëm 1 për qind e tyre riciklohen.
Sipas një deklarate të Komitetit, ato duhet të riciklohen deri në vitin 2023 dhe të ardhurat nga taksat duhet të investohen në objektet e përpunimit dhe riciklimit.
Kjo taksë për gotat do të paguhet nga konsumatorët krahas çmimit të kafesë dhe do të ulet kur norma e riciklimit të përmirësohet.
Sipas Komitetit, nëse objektivi për riciklimin e të gjitha gotave të kafesë nuk përmbushet deri në vitin 2023, atëherë qeveria duhet t’i ndalojë plotësisht ato.
Ndërsa disa kafene kanë filluar të ofrojnë zbritje për klientët të cilët sjellin gotat e tyre, por deri tani, kjo rezultoi vetëm 1-2 për qind e gotave u rikthyen.
Që nga viti 2015, konsumatorët anglezë të cilët përdorin qese plastike, përveç dyqaneve të mëdha, gjobiten. Si rezultat i kësaj, sipas qeverisë përdorimi i qeseve plastike në Angli ka rënë me mbi 80 për qind.

