Britania e Madhe, vendi i parë në Europë ku virusi do të bëhet endemik

Amelda Amelda

Britania e Madhe është një nga vendet që është prekur më shumë nga pandemia, por ekspertët tashmë kanë një lajm pozitiv për vendin. Sipas tyre, Britania e Madhe mund të jetë vendi i parë në Europë ku virusi do të bëhet endemik.

Vendi regjistroi 120,821 raste të reja në 24 orë, një rënie në krahasim me javët e kaluara.

Rënia është afër 50% dhe tani po ndodh për të gjashtën ditë radhazi, gjë që i bën epidemiologët të arrijnë në përfundimin se ndoshta po shkojnë drejt fundit të pandemisë, ndoshta në një kohë shumë më të shkurtër.

“Aktualisht, vendet e hemisferës veriore po përballen me faza të ndryshme të pandemisë. “Dhe Britania e Madhe është ndoshta në fund të pandemisë, tha David Hayman, një epidemiolog.

Sipas ekspertëve, 95% e personave kanë arritur imunitetin e tufës dhe arsyeja kryesore është shkalla e lartë e vaksinimit. Megjithatë, këto parashikime të favorshme nuk duhet të çojnë në vetëkënaqësi.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *