Britania goditet nga 60 mijë vetëtima në 24 orë

Leda Hysa

 

Britania e Madhe është goditur nga mbi 60 mijë vetëtima në 24 orët e fundit.

Sipas mediave të huaja, qytetarët janë shfaqur mjaft në panik, ndërsa telefonatat në linjën e zjarrfikëseve nuk janë ndalur për asnjë moment.

Stuhia vjen fill pas temperaturave të larta që janë shënuar në shtetin ishullor kohët e fundit, ndërsa ditën e djeshme dhe të sotme kanë arritur në maksimum 27 gradë celsius.

Vetëtimat e shumta janë shoqëruar edhe nga reshje të dendura shiu që rrezikojnë të shkaktojnë përmbytje të mëdha nëse vazhdojnë në të njëjtin densitet.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *