Reshjet e mëdha të borës po shkaktojnë probleme në disa zona të Britanisë, duke bllokuar rrugët e duke detyruar autoritetet në pjesën jugperëndimore, të mbyllin shkollat e zyrat. Ekipe të shpëtimit janë vënë në kërkim të një gruaje shtëpia e së cilës u shkatërruar pjesërisht nga rrëshqitjet e tokës në Looe, Cornwall. Në 15 zona është shpallur situata e emergjencës. Më shumë se 1 mijë shkolla e kopshte në mbarë vendin janë mbyllr, në një kohë që 50 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike në Irlandën Veriore. Meteorologët parashikojnë që kjo situatë do të vazhdojë e reshjet e borës do të shkaktojnë probleme edhe në veri të Mbretësisë së Bashkuar.