Britania: Kërcënimet e Putinit, më reale se kurrë

Dita

Sekretari i Mbrojtjes në Britani, Gavin Williamson paralajmëron se kërcënimet e Vladimit Putinit për Luftën e Tretë Botërore janë reale.

“Vladimir Putini mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore nëse vazhdon të përpiqet të shkatërrojë, minojë dhe ndikojë vendet anembanë botës.”

Ai vijoi duke thënë se Rusia sipas tij paraqet një kërcënim real për sigurinë perëndimore dhe globale.

“Putini është duke investuar në raketa me rreze të gjatë, duke u mburrur për sistemet bërthamore dhe duke u angazhuar në operacione kibernetike. Ne nuk duhet të harrojmë se ky ishte përdorimi i parë i një agjenti nervor në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. (duke iu referuar helmimit të Skripal dhe vajzës së tij)

Ishte një përdorim ilegal dhe përbuzës i forcës së vendit tonë nga ana e shtetit rus, duke rrezikuar jetën e të pafajshmëve. Përgjigjja e Kremlinit ka qenë me gënjeshtra dhe tallje”.

Williamson gjithashtu konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar duhet të pranojë se tanimë është përfshirë në një epokë të re të luftës.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *