Britania miraton paketën e re të sanksioneve ndaj mediave ruse

J L

14 persona dhe biznese të tjera i janë shtuar listës së sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar kundër Rusisë, duke përfshirë Sergey Brilev, një propagandues që ka në pronësi agjensinë e lajmeve Russia Today (RT), sipas skynews.

Ndër të sanksionuarit janë:

Aleksandr Zharov, shef ekzekutiv i Gazprom-Media

Alexey Nikolov, drejtor i RT

Anton Anisimov, drejtor  i Transmetimit Ndërkombëtar Sputnik

Listës i është shtuar edhe i ashtuquajturi “kasap i Mariupolit”, gjenerali rus Mikhail Mizintsev, i cili akuzohet për sulmet në objektivat e banimit në qytetin e rrethuar.

“Lufta e Putinit kundër Ukrainës bazohet në një lumë gënjeshtrash. Britania ka ndihmuar në ekspozimin e dezinformatave të Kremlinit dhe kjo paketë e re sanksionesh godet propaganduesit e paturpshëm që mbështesin lajmet dhe narrativat e rreme të Putinit.

Ne do të vazhdojmë të vendosin më shumë sanksione për të rritur presionin ndaj Rusisë dhe për të siguruar humbjen e Putinit në Ukrainë”, tha sekretarja e jashtme britanike Liz Truss.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Vetem ne Shqiperi ka proruse qe nuk e heqin kanalin e propagandes dhe nuk debohet asnje agjent rus apo serb.Pthuu,fare e keqe antishqiptaresh qe na drejtojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *