Komiteti i Ministrisë së Brendshme në Britani, ka lëshuar alarmin për mungesën e etikës dhe profesionalizmit tek oficerët e policisë në Angli dhe Uells.
Ata mendojnë se Kodi i Etikës te policia duhet të ketë vlerën e ekuivalentit të Betimit të Hipokratit te mjekët. Ata ngrenë shqetësimin se ka një mungesë profesionalizmi që nis që prej rekrutimit të forcave të policisë në Angli dhe Uells dhe përmendin modelin e Skocisë, si shembull që duhet marrë pasi përmbush standardet më të larta.
Komiteti shpreh gjithashtu shqetësimin se me një polici jo të standardeve të duhura, rrezikohet siguria e vendit prej kërcënimit kryesor, terrorizmit.
