Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Britania nis reklamat kundër vetes: Nuk jemi të mirë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Britania nis reklamat kundër vetes: Nuk jemi të mirë
Bote

Britania nis reklamat kundër vetes: Nuk jemi të mirë

anazapta
Published January 29, 2013
Share
SHARE

Të paktën 70 mijë emigrantë pritet që të mbërrijnë në Britaninë e Madhe gjatë pesë viteve të ardhshme. Qeveria e David Kameronit po mendon të kufizojë ndihmat financiare për emigrantët, ndërsa Departamenti i Brendshëm, nëpërmjet një fushate informuese dëshiron t’u tregojë atyre se rrugët e Londrës nuk janë “të shtruara me ar”

 

“Në Bullgari dhe në Rumani bie ½ e reshjeve vjetore që bie në Britaninë e Madhe”. Me këto fjalë nis reklama që synon të zbehë dëshirën e të huajve për të punuar në këtë vend. Kjo afishe është pjesë e planeve të qeverisë për ta treguar Britaninë si vend të ftohtë dhe të lagësht dhe aspak mikpritës.

Pasi u shqyrtuan propozimet në Departamentin e Punës dhe Pensioneve, emigrantët e rinj, numri i të cilëve pritet të arrijë në 70 mijë brenda pesë viteve të ardhshme, do të përballen me shtrëngime të forta sa i takon ndihmave ekonomike që përfitojnë.

Ky plan synon t’u tregojë të ardhurve nga Rumania dhe Bullgaria se pas mbërritjes në Britani ata duhet të kenë mjetet dhe paratë e tyre për të përballuar jetesën këtu për gjashtë muaj. Një tjetër mundësi është “alternativa bërthamore” e deklarimit të një “emergjence ekonomike” për të refuzuar kështu ardhësit nga vendet e Evropës Lindore, por juristët e qeverisë britanike e vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e një lëvizjeje të tillë. Një zyrtar i lartë i qeverisë është shprehur se një fushatë informuese ishte e nevojshme për të korrigjuar përshtypjen e gabuar se rrugët e Londrës janë “të shtruara me ar”.

Kryeministri David Kameron dhe ministrja e Brendshme, Tereza Mei, janë të shqetësuar se hyrjet e reja do të hidhnin poshtë përpjekjet për të reduktuar numrin e emigrantëve në vend dhe kjo është një ndër pikat kyçe ku mbështetet fushata elektorale e konservatorëve në zgjedhjet e ardhshme. “Çdo përpjekje që kemi bërë për të shmangur risqet e emigracionit, mund të hidhet poshtë nga fluksi i ri i të ardhurve”, u shpreh Tereza Mei.

Por pavarësisht paralajmërimeve dhe kufizimeve, në Rumani dhe Bullgari kanë shpërthyer agjencitë që u garantojnë punë qytetarëve të këtyre shteteve në Mbretërinë e Bashkuar. Në Britani, tregu i punës në dallim nga disa vende të BE-së, është më elastik dhe ndihmat sociale janë më të lehta për t’u marrë sesa në Gjermani dhe Francë, gjë e cila i zbut kufizimet e punësimit. Një agjenci pune në Bukuresht raporton se ka në listat e saj qindra persona të regjistruar për t’u punësuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe lista e pritjes është kaq e gjatë, sa agjencia nuk po pranon më aplikime të tjera.

E vetmja ndihmë sociale që kanë vënë në dispozicion qeveritë e të dyja vendeve evropianolindore është ajo për fëmijët. Fëmijët në Bullgari përfitojnë 3.50 paund në javë, ndërsa në Rumani 3.69 paund në javë. Por e njëjta ndihmë në Britani është 20.3 paund në javë për fëmijën e parë dhe të tjerët pas tij përfitojnë 13.4 paund në javë secili.
Një punëkërkues në Britani mund të përfitojë një ndihmë sociale prej 71 paundësh në javë gjatë gjithë periudhës që është i papunë. Vizitorët nga zona evropiane që mbajnë statusin e punëtorit kanë mundësi të kërkojnë ‘ndihmë financiare’ bazuar në të ardhurat që disponojnë, ndihmë strehimi, këshilla tatimore dhe mbështetje në pensionet shtetërore në kredi.

 

Përgatiti: Dorina Gjuzi

anazapta January 29, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?