Britania nuk e ekstradon Francesco Becchettin në Shqipëri

Elton Tafaruci

Biznesmeni dhe presidenti i klubit anglez të futbollit, Leyton Orient, Francesco Becchetti nuk do ekstradohet në Shqipëri.

Kështu vendosi një gjykatë në Londër.

Becchetti akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash në Shqipëri.

Sipas Eurosport, vendimin e mori gjykatësja Nina Tempia.

Avokatët e qeverisë shqiptare thanë se do apelojnë vendimin.

Ata kanë 14 ditë kohë për ta bërë këtë gjë.

Procesi zgjati dy orë.

Avokatët e biznesmenit thanë se procesi ndaj tij është i motivuar politikisht.

Sipas tyre, qeveria ka tentuar të manipulojë procedurat e procesit të ekstradimit.

Gjykatësja pranoi se ka pasur abuzim me procesin.

Avokati i italianit tha se ai ka bërë shumë armiq mes liderëve socialistë, veçanërisht kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se Rama nuk e pëlqen zotin Becchetti për shkak të Agonit, televizionit të tij, që ka mbajtur kritik ndaj qeverisë.

Share This Article
6 Comments
  • Ju te DItes qe jeni shume prane qeverise e Fuges , jepuni nje keshille dashamirese ta lene kete punen e Becchettit se mysybet po ju shkon. Inati i nje te paafti total qe e ka cuar kete vend si asnjehere ne zgrip, po na kushton dhe miliardat qe do te na marre Becchetti. Aman, i thoni mos bejne me PR me kete pune se U felliqem. Nuk i bejne dot asgje atij. AI fitoi me banken gjermane dhe e ka pothuaj te fituar me Ennel. Idjotesia e Rames ishte nje diamant me shume per te. ka te tjera fuqi pas Becchettit qe duhet te jene shkrire gazit me sulmet feminore te Rames ne tv qe medemek po luftonte evazionin dhe larjen e parave. Ky??? Kryeministri i Roshit , Tan Leprit , Kokedhimes e Sandrit. Hapu dhee qe thote ai i portokallise.

  • Po Anglia fshehu dhe kriminelin, doren e Sali Berishes qe zhduku Remzi Hoxhen. Ku eshte Kumbaro me çip ne kembe? Mos prisni nga Anglia se , besoj qe paska qene e vertete dhe ajo qe thoshnin se i hidhte kepucet ne nje kembe ne kohe te luftes. Faktet e sotme kete tregojne.

  • DHE KA NJE ARSYE PERSE NUK E BEJNE.

    KUPTOHET FARE QARTE SE NDJEKJA QE I BEN RAMA KETIJ, NUK KA LIDHJE FARE ME LIGJIN, POR ME MALIQIN.

    BECHETTI E FITOI GJYQIN NE ARBITRAZH ME SHQIPERINE, DHE DUHET TI PAGUAJME 1.5 MILIARD EURO.

    KUR TE VIJE MOMENTI I PAGESES TATIMORET DO TE NA FUTEN NE PER SHTEPIA PER TE PARE NESE KEMI KUPON TATIMOR PER LIDHESET E KEPUCEVE,

    POR, PRAPE SE PRAPE NE, SI POPULL EDHE BAR DO TE HAME, DHE VIJEN E PARTISE NUK E HEDHIM POSHTE.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

  • BECHETTI U PERNDOQ NE MENYRE TE JASHTELIGJSHME NGA E-DRAMA, PER TI BERE NJE FAVOR MATEO RENZIT, TE NESERMEN ISHTE ARBITRAZHI ME ENEL, DHE RENZUSHKA DONTE NEJ “PSEUDOARREST NDERKOMBETAR” PER TA PARAQITUR SI PROVE NE SEANCEN E NESERME.

    KETO PORDHE TE ARTISTAVE, DO TI PAGUAJE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    KUR TE VIJE MOMENTI I PAGESES SE 1.5 MILIARD EUROVE NDAJ BECHETIT, DO TE NA VIJNE TATIMORET NEPER SHTEPIA, PER TE KONTROLLUAR NESE I KEMI LIDHESET E KEPUCEVE ME KUPON APO JO,

    KUPTOHET PERFUNDIMI PER ATA QE NUK PARAQESIN DOT KUPONIN.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, EDHE BAR DO TE HAJE, POR VIJEN E PARTIES NUK E TRADHETON.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *