Britania “paralajmëron” Gjermaninë dhe Francën

DITA Online

David Davis, ministri britanik për Brexit, paralajmëroi Gjermaninë, Francën dhe vendet e tjera europiane që të mos vendosin politikën para prosperitetit, ndërsa negociojnë ndarjen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Davis foli gjatë një konference ekonomike në Berlin, ku pranoi se bisedimet me BE mbeten të vështira. Davis nuk përmendi çështjen e shifrës që Britania duhet t’i paguajë Brukselit për faturën e divorcit, ndërsa mediat raportojnë se kryeministrja Theresa May po përgatit të zgjidhë ngërçin duke dyfishuar ofertën e saj në rreth 40 miliard paund.

Por ministri britanik bëri një paralajmërim diplomatik se Gjermania dhe vendet e tjera evropiane duhet të kenë kujdes së mund të dëmtojnë ekonomitë e tyre duke i dhënë prioritet çështje politike, si dëshira për të ndëshkuar Britaninë për largimin.

“Unë e di se askush nuk do të lejonte që interesat afatshkurtra të dëmtojnë përfitimet e arritura me vështirësi. Sepse vendosja e politikës para prosperitetit nuk është kurrë një zgjedhje e zgjuar”, deklaroi Davis.

Duke paraqitur vizionin e tij post Brexit, Davis theksoi se qeveria britanike shpreson që të negociojë një marrëveshje speciale tregtare me Brukselin, pavarësisht se dokumentet e zbuluara nga mediat sugjerojnë se Britanisë do t’i ofrohet një marrëveshje bazë e ngjashme me atë që BE ka bërë me Kanadanë.

Share This Article
4 Comments
  • Britania e kujtoj te lehte shkeputjen dhe nuk mendoi
    per pasojat qe e prisnin .E kujtoj Brukselin si dikur Shqiperine , qe ,pasi e provokoi ,duke vrare vete marinaret e sa e hodhi ne gjyq qeverine shqiptare duke i marre edhe arin e grabitur nga gjermanet si demshperblim .Ky shtet qe shfrytezon edhe sot ish kolonit e saj dhe qe eshte mesuar me sistemin kolonial e kujton Europen Koloni te saja .

    per pasojat qe e prisnin .E kujtoj Brukselin si dikur Shqiperine , qe ,pasi e provokoi ,duke vrare vete marinaret e saj e hodhi ne gjyq qeverine shqiptare duke i marre edhe arin e grabitur nga gjermanet si demshperblim .Ky shtet qe shfrytezon edhe sot ish kolonit e saj me “komonuelthin” dhe qe eshte mesuar me sistemin kolonial e kujton Europen Koloni te saja .

  • Marrveshje speciale??
    Pikerisht ky eshte problemi doni privilegjet e te qenurit mbrenda nderkohe qe jeni jashte
    Ne kurriz te kujt?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *