Britania, të paktën edhe tre javë në izolim

Ornela

Ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab pritet t`i thotë vendit të enjten se bllokimi nga koronavirusi do të zgjasë të paktën deri në 7 maj. Raab, i cili po drejton përkohësisht ekzekutivin deri në shërimin e plotë dhe rikthimin në punë të Boris Johnsonit, do të pohojë se britanikëve u duhen edhe tre javë karantinë.

Raab pritet ta diskutojë këtë cështje, sipas Times, gjatë një takimi me krerë të administratës ku dhe do të kërkojë përcaktimin e një afati te qarte kohor.

Masat e rrepta të izolimit kanë një ndikim shkatërrimtar në ekonomi; niveli i papunësisë është rritur dhe numri i njerëzve që punojnë nga shtëpia është më i vogël nga sa shpresonte ekzekutivi britanik. Por autoritetet thonë se cdo vendim për rihapjen e vendit duhet të balancohet me pasojat shëndetësore që do të ketë rivendosja e kontakteve njerëzore.

Bilanci i fundit i vitimave në Britani shënon 11,329 vetë, megjithate shifra ditore e jetëve të humbura ka rënë për te tretën ditë me radhë, hera e parë që vihet re një gjë e tillë që nga shpërthimi i epidemisë në vend. Sipas Raab sidoqofte, Britania ende nuk e ka kaluar pikun e sëmundjes, çka nënkupton se nuk do të ketë tani shpejt lehtësim të masave të izolimit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *