Britania vendos: Nuk do të ketë referendum të dytë

Elton Tafaruci

Kryeministri në largim i Britanisë, Dejvid Kameron, i ka shuar përfundimisht shpresat e atyre që ëndërronin për një referendum të dytë pas atij të “Brexit”.

Britania vendosi të enjten për t’u larguar nga BE. Por një peticion, i cili ka mbështetjen e shumë figurave të njohura politike në vend, përfshirë edhe atë të ish-kryeministrit laburist, Toni Bler, i ka kaluar 3 milionë firmat për mbajtjen e një tjetër referendumi, i cili do të mund ta rikthente vendin në BE.

“Unë nuk mendoj se ne duhet të nxitohemi dhe nxisim procesin e daljes. Gjatë fushatës, u fol për aktivizimin e klauzolës 50 të Traktatit të Lisbonës, për ta nisur menjëherë procesin e largimit tonë nga BE”, tha Methju Eliot, presidenti i fushatës “Largohemi”.

Mëngjesin e sotëm, Kameron mblodhi qeverinë dhe u vendos se nuk do të ketë një referendum të dytë. Lideri i konservatorëve do ta konfirmojë një lajm të tillë gjatë një konference për shtyp pasditen e sotme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *