Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian ka sjellë një dyndje të britanikëve në aplikimet për pasaportë irlandeze, për të ruajtur ende lidhjet e tyre me BE-në.
Por kjo masë e madhe britanikësh, që të dëshpëruar kërkojnë një pasaportë irlandeze, ka shkaktuar kolaps dhe ministria e Jashtme e Irlandës, u ka bërë thirrje njerëzve që të mos aplikojnë më për pasaporta.
“Nuk ka nevojë për panik. Lëvizja e lirë në Europë do të bëhet edhe me një pasaportë britanike pasi të negociohet dalja zyrtare nga BE”, tha ministri i Jashtëm irlandez, Çarli Flanagan.
Vetëm ditën e hënë ka pasur 4000 aplikime për pasaportë në zyrat e gjendjes civile në Irlandë dhe Irlandën e Veriut, nga 200 që është mesatarja ditore
