Britanikët jashtë BE-së/ Çfarë ndodh tani?

Ornela

Britanikët u thirrën të vendosin pozicionin e tyre në botë dhe sot, pas një referendumi të paprecedent, vendosën se vendi i tyre duhet të jetë jashtë BE-së.

Pas një numërimi dramatik, rezultatet e fundit nxjerrin fituese “Brexit” (dalja e Britanisë nga BE) me 52% të votave.

Rezultati e katapulton Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën në një territor të panjohur.

Kjo është hera e parë që një vend vendos të largohet nga BE-ja që nga krijimi i saj në vitin 1992 (si rast i i vetëm ka qenë Groenlanda që u largua nga Komuniteti Ekonomik Europian- paraardhëse e BE-së- në vitin 1985).

Rezultati i referendumit është një tërmet politik si për Mbretërinë e Bashkuar ashtu dhe për BE-në, dhe mund të ketë pasoja shumë të rënda për të gjitha vendet e përfshira.

Çfarë ndodh tani?

Tashmë për Britaninë ka 5 alternativa të mundshme të të konsideruarit “pjesë e BE”-së, por jo më si anëtare me të drejta të plota në union. Ja një analizë e këtyre modeleve.

1. Modeli norvegjez
Paguan 263 milionë paund në vit për të qenë pjesë e zonës ekonomike europiane (EEA).
Fiton qasje në pjesën më të madhe të tregut të përbashkët.
Ka përfaqësues në institucionet e BE-së, por nuk voton për bllokun.
Nuk preket nga rregullat e BE-së në fusha si bujqësia, drejtësia dhe çështjet e brendshme.
I kërkohet të zbatojë rregullat e BE-së përsa i takon tregut të brendshëm.

2. Modeli zviceran
Nuk është anëtare e BE-së apo e EEA-së.
Ka më shumë se 100 marrëveshje të veçanta dypalëshe me BE-në në një sërë sektorësh.
Detyrohet të zbatojë rregullat e BE-së në zonat e tregut të Bashkimit Europian ku ka qasje.
Duhet të paguajë në buxhetin e BE-së dhe nuk voton mbi rregullat e bllokut.

3. Një union doganor
Mbretëria e Bashkuar mund të bëhet pjesë e një bashkimi doganor me BE-në, ashtu si Turqia.
Do të ketë qasje në tregun e lirë të mallrave industrialë, por jo shërbime financiare.
Përjashtohet nga ndërveprimi i organizmave dhe ligjet e punësimit.
Duhet të zbatojë rregullat në tregjet e aksesueshme.
Nuk ka influencë mbi rregullat e BE-së që duhen ndjekur.

4. Marrëveshje e tregtisë së lirë
Britania mund të negociojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në, të ngjashme me atë të Islandës.
Do të kishte një status jovotues në disa agjenci dhe programe të BE-së.
Mund të vazhdojë të jetë pjesë e zonës së lëvizjes së lirë të “Schengen”-it.

5. Shkëputja e pastër
Britania mund të tentojë një largim të “pastër” nga BE-ja.
Mund të përpiqet të negociojë marrëdhënie tregtare përmes Organizatës Botërore të Tregtisë.
Kjo do të thotë t’ia nisësh nga e para (ose nga hiçi).
Britania mund të përballet me një sërë tarifash të reja.

 

Share This Article
1 Comment
  • C’fare do ndodhi tani? Shume e thjesht!
    Viza qe te futen ne shtetet e EU,20% dogane per mallrat ++qe ne terminelet e aeroportve duhet te rrine “No Shegen”.Kane edhe mundesira te tjera,me not ose me gomone per ne France,kush ka lek 4,000 £ me maune…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *