Britanikët nxjerrin në shitje Kryeministrin

Elton Tafaruci

 

ebay-david-cameron

Keni ëndërruar ndonjëherë që të keni në pronësi një Kryeministër? Epo, kjo mund të jetë dita juaj me fat, pasi njëri prej tyre është aktualisht në shitje në eBay.

Po! Dikush ka shpenzuar kohën e tij dhe ka nxjerrë në shitje Kryeministrin e Britanisë, David Cameron.

Arsyeja? Për zbavitje dhe sigurisht një qëndrim kundër tij, në valën e protestave, pas përfshirjes së tij në skandalin e “Panama Papers”.

Në përshkrimin që i bëhet Kryeministrit shkruhet: “Kryeministër i përdorur. Nuk na nevojitet më”.

Megjithatë, nëse dëshironi ta blini, do të duhet të udhëtoni drejt Londrës.

“Blerësi duhet të vijë ta tërheqë vetë. Shitësi nuk është i përgatitur për ta prekur sendin. Dorëzimi bëhet në qendër të Lodrës. Blerësi duhet të kujdeset vetë për transportin”, shkruhet më tej në përshkrim.

Ky postim në eBay është kthyer menjëherë në sensacion, duke mbledhur mbi 153 oferta, ku e fundi është 65,900 paund dhe ka ende 5 ditë afat.

Për sa do të shitet? Mbetet për t’u parë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *