Britanikët tallen me Skëndërbeun: A e dinë ku bie Irlanda e Veriut, a kanë harta në Shqipëri?

redaktor

Fillimisht u mendua si gjithmonë se grekët po u bëjnë lojëra futbollistëve të Skënderbeut, të cilët nuk po merrnin dot viza për të shkuar në Irlandë për ndeshjen e kthimit të Champions League.

Por më vonë u mësua se bëhej fjalë për një gafë trashanike.

Pasi fituan në Shqipëri me rezultatin 4-1 me ekipin e Belfastit, Crusader, zyrtarët aplikuan për viza për në Republikën e Irlandës, pavarësisht se Belfasti është pjesë e Britanisë.

“Shiko, ne e kuptojmë historinë e komplikuar të marrëdhënieve anglo-irlandeze, por në Shqipëri duhet të kenë harta,” tallen mediat britanike.

Share This Article
9 Comments
  • Si duket Britaniket nuk kane marre cfare kane kerkuar ne Shqiperi dhe Kosove, prandaj ka disa kohe qe me shqiptaret sillen ne kete menyre dhe i tregojne hartat.

  • Me thene te drejten eshte per te ardhur turp.Sa pa nivel,sikur as tetevjecaren nuk e kane mbaruar drejtuesit e Klubit qe bejne gafa te tilla. Apo sporti nuk ka nevoje per arsim,por vetem per talent!

  • Po mundemi edhe ne me thane,e dîme shume mire se kemi harta po qellimi i shqiptareve ishte te perkrahim Irène e bashkimit te Irlande se e dîme se cdo me thane populi i ndare!
    Edhe ne dicka ju kemi thane irlandezeve te veriut edhe britanikeve! Ndoshta ne njohim ma mire ‘hartat e popujeve’ se sa hartat administrative sipas qefit tuaj ,e nuk i pranojme keto pra?

    Tallen,tallen,po’ gabimi ‘ i shqiptareve ka nje domethenje per ju atje! True Belfast citizen will join the albanian team…

  • Me vjen keq nje pene e njohur ne gazeten Dita nuk i jepe pergjigje ,qe bejne sikur na tallin apo na injorojne. Nuk eshte hera e pare qe e bejne kete Englezet. Por ne se jane vertete me te zhgjuar se ne ,perse jetojne akoma ne monarki ne shekullin e 21. Po ku mesuan e na kaluan ne Shqiptareve keta te ritur ne kapitalizem, kur dihet se studimi eshte vetem per pakice,per ata qe paguajne. Cili eshte ai qe nuk e di se nga Amerika e ne Europe 95% jane te budallepsur. Perse duhet te mesoi nje qytetar shqiptare per harta aspak fikse . Ne Shqiptaret dikur ishim te izoluar ,e nuk ju njihnim ju perendimoret, por pas 25 vitesh ju njohen e na vjene keq per ju, qe flisni me vete. Normal dhe ne ne nje te ardhme te shpejte do behemi si ju,do te integrohemi e do ulerasim jashte vullnetit. Ky eshte sistemi qe po jetojme. Sigurishte qe dhe ne do te budallepsemi, pasi duhet te pranojme nje matematike te imponuar,ku 1+1= jo 2 ,por 3. Ideologjia e fitimit qe ka sklerizuar gjithe boten ,patjeter dhe ne Shqiptaret nuk do na kursei. Por fati yne ,akoma nuk jemi ne nivelin tuaj, qe naten dhe diten flisni vetem per lek. Bile dhe ne nevejtore. Nje qytetar Shqiptare ne kohen e diktatures do ta gjente ne harte ç’do shtet me sy mbydhur. Por sot ,i dashur englez qe te duket se na tall,diferenca ne te ardhura ka sjelle dhe diferencen ne dije. Kjo ka bere qe te rinjte qe dalin nga shkollat e sotme nuk njohin as romancieret e medhenje,as filozofet e as fizikantet. Hyne ne shkolle normal e dalin ” dru”. Qeshin pa vend dhe gjithnje thone mekanikishte ,po,po, po, po, po, po, dhe po ti shashe vazhdojne, po, po, po…… ! Dhe nese ndonje inteligjent,aty ne perendim merr inisiativen te flase me shkolle, ai patjeter do thote gjera qe jane “daten” dhe sistemi demokratik qe ju mbureni do e denoi per jete. Nuk e beson ?! Atehere jo Shqiptaret,por ju jeni bere per tu tallur.

  • KETA JANE RRACISTE

    TALLJA FILLOI QYSH ME MOSDHENIEN E VIZAVE PER FUTBOLLISTET, QE U DESH TE PERSHKRONIN GJYSMEN E BOTES, NDERKOHE QE AMBASADA NE TIRANE MUND TE JAPE VIZA.

    PER 500 TIFOZET E SKENDERBEUT NUK U DHANE FARE VIZA.

    KETYRE ….. U DUHET TREGUAR VENDI ME QETESI DHE MATURI, DUKE I SKUALIFIKUAR NGA KUPA.

  • Edhe neve nuk na pelcet bytha fare se ata kane irlande edhe ne jug edhe ne veri. Po ata e dine nga bie Kardhiqi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *