Britanikja rrëfen tmerrin e përdhunimit në grup në Dubai

Dita

Selina Waterman-Smith, një personazh publik televiziv tepër i njohur në Britani, iu shkatërrua jeta pasi u përdhunua në grup për katër orë me radhë nga tre meshkuj kur jetonte në Dubai.

Gjatë një rrëfimi prekës për sulmin e tmerrshëm, menaxherja e eventeve gjeti guximin të tregonte se ajo kishte vetëm tre javë që kishte varrosur të atin përpara se të binte në dorën e tre përdhunuesve.

Duke rrëfyer përvojën traumatike, 32-vjeçarja tha për “The Sun” të dielën: “Isha pa ndjenja gjatë pjesës më të madhe të kohës, falë Zotit”.

“Më kujtohet që u zgjova në agoni dhe nuk isha në gjen dje të lëvizja”.

“Nuk po kuptoja ku isha dhe çfarë po bëja. Ata më kishin hedhur në dysheme, qeshnin dhe bënin foto”.

Në korrik 2012 Selina, që kishte jetuar në shtetin arab tetë vjet, shkoi në një lokal disa javë  pas funeralit të babait të saj dhe mban mend se porositi një gotë verë të bardhë në hotel, që i kushtoi 200 euro pasi nuk kishte një leje personale alkooli në vendin mysliman.

Bjondja shkoi në lokal dhe tha se ndihej plotësisht rehat dhe aspak në rrezik për faktin se ishte grua, por më pas ndodhi përdhunimi i tmerrshëm.

Përdhunuesit e saj, Ameen Quoz Najati dhe Younes Jaan Ali Jabri Quarashi, të dy 21 vjeç, tani ndodhen pas hekurave duke kryer një dënim 10-vjeçar, ndërsa përdhunuesi i tretë mundi të arratisej pas kryerjes së aktit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *