Britney Spears ka rënë në dashuri kokë e këmbë me të dashurin e ri David Luciado. “Jam në dashuri. Më pëlqen fakti se ai është shumë kokëfortë dhe njeri i thjeshtë. E adhuroj atë. Ai është shumë argëtues dhe pasionant. Pastaj më pëlqen se përfshihet në secilën punë”, ka thënë ajo për “Entertainment Tonight”. Spears thotë se babai saj, Jamie, ka bërë kërkime për të kaluarën e Davidit, për t`u siguruar se është njeriu i duhur për vajzën e tij. “Kjo është e vërtetë. Babai im është pak i çmendur për këto gjëra”, ka shtuar ajo.
Britney, e cila ka djemtë Sean Preston (8) dhe Jayden James (7) me ish-burrin e saj Kevin Federline, ka pranuar se nuk është e sigurt nëse do të martohet përsëri por do të donte të kishte një tjetër fëmijë.