Ish funksionar i lartë në Partinë Socialiste edhe në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Sabit Brokaj, reagon ashpër ndaj marrëveshjes Rama-Meta. Ai e sheh pa të ardhme këtë koalicion, madje hedh dyshime edhe për suksesin e dy partive në zgjedhjet e 23 qershorit.
“Mund të ndodhë që pushteti të mos i kalojë PS-së, nuk është ndonjë çudi. Lëvizja e LSI-së, e cila është një parti thjesht e interesit, nuk komandohet. Po marr variantin tjetër, realitivisht më të butë. Supozojmë pas një viti apo një viti e gjysëm, ku dalja e Shqipërisë nga kriza është shumë e vështirë për kaq pak kohë, kush tha që Meta të mos bëjë atë lëvizjen tjetër, e cila do të rezultojë në likujdimin politik të Ramës”, deklaroi Brojka.
I bindur se PS do t’i fitonte zgjedhjet e 23 qershorit edhe pa LSI-në, Brokaj shprehet se kjo marrëveshje dëmton socialistët dhe në tërësi vendin.
“Koalicione të tilla të ndërtuar në mënyrë konspirative, nuk kanë të ardhme. Në një farë mënyre Rama i vuri litarin në fyt vetes, sepse kjo e bën shumë të pasigurt Ramën. E siguron Metën në lëvizjen politike që bëri, nuk sjell absolutisht asnjë favor për PS-në dhe Shqipërinë”, deklaron Brokaj.
Ai renditi disa prej arsyeve pse nuk duhej kjo marrëveshje ndër të cilat edhe ngjarjet e 21 janarit.
“Kë do të ndëshkojë Rama kur thoshte për ndëshkime?! Cilat çështje do të rishikojë Rama? Si do u përgjigjet Rama 4 të vrarëve, i ka ftuar ai në bulevard, ai nuk është shkaktari i vrasjeve siç deshi Berisha ta akuzojë. Ai bëri një ftesë publikut dhe ata erdhën, por e bëri ai ftesën dhe ata u vranë dhe ai u angazhua në familjet e tyre, nuk e di se çfarë do ju thotë”, shprehet Brokaj.
Duke analizuar rastin kur koalicioni PS-LSI i fiton zgjedhjet e 23 qershorit, Brokaj shprehet se do të ketë probleme në bashkëqeverisje dhe se PS dhe shqiptarët nuk do të kenë atë cilësi në qeverisje që propagandohej në programin socialist “Për Një Rilindje Shqiptare”./As
Cfar e pengon Ramen ta beje kete analize?eshte po aq i trash sa eshte dhe i gjate? ka mundesi.
Hapi i hedhur nga Rama defton se ai eshte i kapur nga Meta. Kapja e tij nuk eshte rastesore, nuk eshte e vogel dhe as behet fjale te jete e perkoheshme.
Ne nje nga filmat me skenar te Neshat Tozaj permendet nje shprehje qe ka fituar qytetarine te stigmatizoje njerezit qe detyrohen te veprojne edhe pse mund te mos duan ta bejne. Shprehja e fameshme eshte, : “Ha dikur nje luge corbe te prishur dhe e vjell gjithe jeten”
Keshtu dhe Rama kane bere pislleqe se bashku dhe tani eshte i detyruar ta afroje ne bashkeqeverisje, edhe pse e di fare mire qe neser, kur te kete marre 7-8 deputete ai do ti kerkoje nenen dhe babane. E ky eshte i detyruar tja jape se ai i nxjerr bojen ose iken prej koalicionit dhe shkon aty ku ishte 4 vjete nga 2009-2023.
Harram te qofte respekti dhe dashuria e socialisteve o bastad i te majtes.
Me shume me duket se shkruajne ata qe nuk duan Ramen se sa ata qe duan Fitoren
Dhe une kam emocion por analiza e ftohte me con ne faktin se ai ka te drejte.
pO SIKUR TE JETE E KUNDERTA??????? 🙂
Po sikur te humbeshin zgjedhjet e 2013 pa LSI sikurse ndodhi ne 2009 a do te ngriheshit e do te thoshit se ishte faji i Rames qe nuk beri koalicion me LSI ?
Rama e pohon vete se pa LSI-ne zgjedhjet do te ishin te humbura. Madje une kam frike se edhe me LSI-ne mund te jene te humbura. Sabiti ka te drejte ne gjithçka, me perjashtim te asaj qe PS-ja do t’i fitonte zgjedhjet me 23 qershor. Ndofta kjo ishte rruga e vetme e mbetur per te larguar Kuçedren dhe Djallin me Brire. E pasigurte, e piset, amorale, e qelbur, per te vjelle, por alternativa ishte mbetja e Berishes ne pushtet, ndofta si Enveri. Jam i zhgenjer, i tronditur, i pakenaqur, me frike dhe shprese.Do te pres deri me 23 qershor. Ne rast se e largojne Berishen do ta gelltis balten. Ne rast se humbasin, Rama duhet te largohet perfundimish nga PS-ja.
Z. Brokoj keni shume te drejte qe marreveshjen META-RAMA e jo Rama- META , e shikoni pa te ardhme . Humbesi i rradhes eshte Edi Rama, por demi me i madh po i shkaktohet PS. Z. Brokaj ju jeni Doktor dhe si i tiile keni detyrimin moral te percaktoni shkallen e demtimit te trurit ( po ai nuk Tru ) dhe te skizofrense te Shokut Rama. Ky njeri pa moral, psikopat i lindur dhe i renduar per keq me kalimin e viteve, po ben harakiri per vehte dhe i ka vene litarin ne fyt PS. Rama po flirton me Ilir Meten te cilin e kishte ne shtrat dhe ne preher krimieli Sali, per 4 vite.
Ajo qe ndodhi duhet pare si shpetimi i Shqiperise nga nje e keqe shume e madhe.
Zoti Brokaj, ka ikur koha e moralit! Ju, si nje personalitet i politikes shqiptare, duhet te jeni me konstruktiv dhe bashkepunues.
Me shume respekt dhe besim per Ju.