Me një nënë stiliste dhe një baba ikonë të stilit, Brooklyn Beckham është i detyruar që të marrë këshilla nga prindërit e tij, për sa i përket mënyrës së veshjes.
Adoleshenti ka treguar se ka trashëguar stilin e babait të tij. Ata janë parë bashkë të shtunën në Los Angeles dhe ajo që vihej re ishte se të dy ishin veshur me të njëjtin stil.
16-vjeçari kishte veshur një palë pantallona të shkurtra të zeza dhe një bluzë të bardhë, ndërsa i ati 40-vjeçari David Beckham mbante veshur një bluzë bardhë e jeshile dhe tuta.
Në të njëjtin stil si i biri, David kishte veshur shapka, por me një ngjyra ndryshe nga ato të Brooklyn.
