Brozi: Shqiptarë ndahuni nga e keqja, largoni me votë Sali Berishën

anazapta

I larguar prej vitesh në SHBA, ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, u bën thirrje votuesve shqiptarë që në 23 qershor, me votën e tyre, të vendosin ndarjen njëherë e mirë nga Sali Berisha.

“Ndahuni nga e keqja, i bëj thirrje popullit, ndahuni nga e keqja sa nuk është tepër vonë. Dhe pas 23 qershorit, kushdo që nuk është ndarë nga kjo e keqe le të mos ankohet. Le ta gëzojë edhe për 4 vite dhe më shumë vazhdimësinë e tiranisë. E keqja është Sali Berisha nuk ka ditur, nuk di dhe nuk do të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme. Mos ja kërkoni këtë. Por, për të përballuar këtë ligësi dhe dinakëri të tij për manipulimin e zgjedhjeve qe është mjeshtër në këtë, atëherë ka rëndësi vota e të gjithë shqiptarëve të ndershëm.

Shkoni dhe votoni që të minimizohen mundësitë e falsifikimit. Gjithashtu për të minimizuar impaktin që mund të ketë falsifikimet e pushtetit ndaj votave, manipulimeve etj, duhet që prokuroria, organet e drejtësisë të jenë vigjilente, të jenë 24 orë në punë çdo ditë, për të marrë gjithë denoncimet dhe për të filluar verifikimet dhe procedimet. Në këtë aspekt ka shumë mundësi që opozita dhe çdo qytetar të faktojë, të filmojë falsifikimet”, thotë ai në  një intervistë për Shqiptarja.com.

Brozi thekson se qeveria amerikane është në krah të Shqipërisë dhe nuk bëhet pjesë e diktaturës së ashpër që ka nxjerrë dhëmbët në fushatë. Ai thotë se shqiptarët nuk duhet t’u besojnë firmave të lobingut, që paguhen miliona dollarë për mbështetjen e Berishës.

“Për një gjë nuk kam dyshim, që qeveria dhe politika amerikane është në mbështetje të Shqipërisë, të popullit shqiptar, të parimeve të demokracisë dhe nuk mund të bëhet pjesë e një diktature të ashpër që i ka shfaqur në mënyrë të egër dhëmbët në këtë fushatë, prandaj shqiptarët duhet të kenë besim në qeverinë amerikane, në ambasadorin Arvizu dhe t’i dëgjojnë mesazhet e tyre, pavarësisht se ndonjëherë mund të ketë dhe ndonjë zyrtar apo ndonjë firmë lobingu që vjen nga Amerika.

Shqiptarë, mos i dëgjoni firmat e lobingut që ju vijnë nga Amerika. Thjesht pse janë amerikane, ato vijnë atje për të marrë mijëra apo miliona dollarë që Berisha ua merr shqiptarëve të ndershëm, që marrin e edhe bukën me listë, për të përdorur për mbajtjen e pushtetit të tij. Dëgjoni zërin zyrtar të ambasadorit Arvizu. Kjo do ishte këshilla ime më e mirë në këtë situatë si qytetar shqiptar, por dhe si qytetar amerikan”, thotë Brozi.

 

 

Share This Article
19 Comments
  • koha eshte per rilindje sepse nuk durohet dot me tiranoja e kesaj qeverije dhe keti njeriu me emrin Berisha sepse tashme eshte koha per nje te ardhem me te mir p[er te gjithe shqiptaret. per te gjithe ata qe e duan kete vend dhe qeee duann rrilindjen e shqiperise dhe shqiptareve

    • nje vote per rilindjen eshte nje vote per shpetimin nga tirani sali
      te largojme kete komunist te fundit qe jo vetem rrenoi vendin por edhe helmoi politiken e shtiu urrejtjen ndermjet njerezve!

      • Nje gje te tille duhet te bejme te gjithe sepse kjo eshte mundesia per te ndryshuar dicka tek ky vend. Nuk mund te vazhdohet me nje njeri qe na ka vrare me 21 janar. Per ate ngjarje duhet te votojne te gjithe per te vene drejtesi.

        • Vetem duke votuar mund te kemi nje shtet me te mire sepse nje qeveri qe qendron per 8 vjet ne pushtet dhe qe nuk ben asgje per popullin por mendon per fuqizimin e pushtetit te liderit te saj.

          Njerez mos e lini fatin ne doren e Berishes.

        • Kjo eshte mundesia e fundit qe kemi per ti thene jo kesaj qeverie. Ajo duhet te marre denimin per gjithcka i ka bere ketij vendi.
          Ne duhet tja japim kete denim me 23 qershor duke votuar kunder Saliut.

          • Eshte shume e drejte kjosepse nese cdonjeri prej nesh qe enderron per nje Shqiperi me te mire duhet te votoje Rilindjen dhe jo rrenimin e vendit sepse ne nuk mun dte lejojme qe te na qeverisi krimi dhe shpifja.

          • Cdo Shqipetare qe ndjehet vertete i tilli duhet ti thote jo politikes se Saliut qe me shume se cdokush e ka shkaterruar kete vend ndaj dhe eshte e palejueshme per te gjithe qe te qeverisemi nga nje qeveri e mare fund dhe qe punon vetem per interesa personale.

  • firmat e lobingut qe i paguan berisha turpi i kesaj qeverije sepse ka njerez qe ne kete vend vuajn e per gjera minimale, jetojne ne kufinjet e mbijeteses njerzore eshte e pa pranuseshme qe ne te zhutemi ne kete terrr mjeran dhew keqdashes , ka marre fund nuk mund te kete me shqiptare qe edo kete vend te degraduar ne dhune e ne korrupsion. ja ku ikin leket e shqiptareve ne SHBA per lobingjet e pushtetit te ndyre te berishes , jo me larg se mbreme nje djalosh i ri me kerkoj t i jepia 500 lek sepse kishte gjith diten pa ngrene dhe kerkote qe te takonte ramen per ta ndihmuar , kjo me ngjethi trupin me acaroj te gjitha qelizat e qenjes sime . fund berishes

    • Eshte shume e rendesishme qe sot cdo njeri nga ne te largohet nga kjo e keqe e madhe qe na ka zene me qeverine e Saliut dhe me nje qeveri qe nuk mund te te beje gje tjeter vecse te shkaterroje cdo gje qe ky vend ka. Me 23 qershor cdo vote kunder Saliut eshte nje vote kunder korrupsionit dhe rrenimit.

      • 23 qershori eshte nje dite e rendesishme per kedo qe mendon se ky vend mund te behet dhe ne fakt keshtu duhet te ndodhe sepse saliu na ka dhene te kuptojme se te gjithe jane si ai dhe nuk do ndryshoje asgje por ne fakt eshte shume ndryshe dhe ne kemi besimin e plote te Edi Rama kryeminister me vizion dhe aftesi te pashembull.

  • Me 23 Qershore shqiptaret do te votojne skuadren e Rilindjes, epr tu ndare njehere e mire nga e keqa shtazore, nga Sli Berisha qe i piu gjakun popullit, per te bere supermiljardere femijet e tij…Voto Rilindjen hapi rruge nje te ardhmje me te mire pr femiejt e tu.

  • Eshtekoha ti japim fund nje pushteti te korruptuar, eshte koha ta rrezojme me vote masive edhe komunistin e fundit ne pushtet per ti dhene nje pamje tjeter politikes ne shqiperi, per te ndertuar nje demokraci solide, per shtetin ligjore voto Rilindjen.

  • Edhe pak dite na ndajne nga dita e votimit ne shqiperi, duhet te jemi sa me vigjilente n keto zgjedhje, Berisha i vjedh votat ashtu sic ka bere gjtihmone, por kete radhe ne do ta blindojme voten tone, do te marim edhe nje mik me vete per ti treguar Berishes dhe pushtetit te seksereve se nuk na mund dot…do te votojme per te majten ti japim fund nje te keqeje 22 vjecare qe ka hkaterruar sa e sa jete njerezish..voto Rilindjen per shqipeerin qe do dhe meriton.

  • Te gjtihe e dine qe Berisha eshe i etur per pushtet dhe do te mundohet ti manipuloi edhe kete radhe zgjedhjet, por shqiptaret e ndershem i kujtojne atij se i ka ardhur fundi, duke votuar masivisht PS ne nuk do ti leme asnje mundesi Saliut per ti manipuluar zgjedhjet, ne do ta bllokojme hajdutin, do ti hapi rruge Rilindjes

  • Shqiptaret nuk degjojne firmat e lobingut qe vijen nga Amerika te paguara me djrsen dhe taksat tona, shqiptaret degjojne veten e tyre, te ardhmen e femijeve te tyre…shqiptaret votojne partine socialiste sepse ajo eshe e vetmja parti qe ka nje program te mirestudiuar dhe dinjitoz.

  • Kete radhe ka vajtur atje ku nuk mbane me thone te gjtihe njerezit mes tyre,, ndaj votojme partine socialiste per te ndalur rrenimin e metejshem dhe shkaterrimin e jteve tona…votojme partin e socialiste per me shume punesim, per arsim cilesore, per kujdes shendetesor falas…votojme Rilindjen per te pasur thjeshte ate qe na takon.

  • I nderuar z.Brozi:Tashme dihet nga te gjithe qendrimi yt i palekundur prej intelektuali por me vjen keq kur beni thirrje per qene prane nje ambasadori te tipit Arvizu qe etiketoi nje urdherdhenes vrasjesh ne mes te dites “burre shteti’,qe i dha fitoren me menge te perveshura L.Bashes,qe deklaron se jam zeri zyrtar i presidentit amerikan.Nuk e kuptoj ku e ka moralin kjo thirrje qe beni,apo emigrimi e trajtimi ju mbyll syte?Vall kush e mbane ne pushtet kete vrastar,vjedhes e shites te interesave kombetare,populli,une,Ti? Jo .Ai dihet boterisht qe eshte vjedhes votash ç’do proçes zgjedhore e per pasoje miqt e tij e jo te popullit shqipetar ia çertifikojne zgjedhjet si te lira e demokratike.Ndaj lereni menjane kete kapitull e bejini thirrje ketij kodosh populli qe mos te lejoj me futjen e durave ne kutite e votimit te kerkujt e mos lejimin e deformimit te votes pasi eshte gjeja me e shenjte e nje individi.Mereni Saliun atje e jepini leksione per demokracine se deri me sot ai ka kryerr tjeter funksion ne kete vend te nemur nga analfabetizmi qe mbart,pasi intelektualet e saj i deboi Berisha per te na dhene leksione pertej kufirit Shqipetar .Ky vend do te vuaj perderisa nuk ka atdhetare qe marin fatet e vendit ne dore,per ta drejtuar drejt fa
    miljes europiane jo me trafik armrsh por me zhvillim infrastrukture e ekonomik.Uroj qe deshira juaj te plotesohet ndonese jam pesimist se Saliu nuk zbret nga kali po nuk e rrezove!Prova per kete ka plot.

  • Perse duhet te degjojme amerikanet ? Nuk existon nje intelektual Shqiptare i ndershem me kulture ,dinjitet dhe njohuri demokratike ? .Kujtova se sakrificat e studenteve te 1990 i dhane fund matrapazlleqeve dhe gjygjetareve te amerikes dhe europes ndaj vendit tone .Te gjitha krimet ,korrupsioni ,perdhunimi ,vrasjet ,varferia ,nuk jane vetem frut i Sali Berishes ,ato jane frut i te gjithe parlamentareve shqiptare qe nuk kishin njohuri rreth ligjeve demokratike ,dhe u ngriten nga korrupsioni dhe shfrytezimi i postit ne parlament .Shqiperia e Skenderbeut e Ismail Qemalit ,e Fan Nolit dhe e endrrave te studenteve te 1990 nuk ka per tu bere kurr Shqiperi Demokratike derisa keta njerez qe jane sot ne pushtet dhe ne opozite nuk largohen nga parlamenti ,dhe kjo do te ndodhe vetem nga populli nepermjet votave ,dhe vota me e mire do te ishte mos voto asnjerin nga deputetet dhe bojkoto zgjedhjet dhe te krijohet nje qeveri e perkoheshme ,nga intelektual shqiptare qe aktualisht jetojne ne mergim dhe qe jetojne ne shoqeri te verteta demokratike .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *